Mjeshtri i fjalorëve të gjuhës shqipe, akademiku edhe albanologu Jani Thomai, i cili ka dhënë kontributin e tij në fushën e leksikologjisë dhe leksikografisë, por edhe në përgatitjen e disa brezave në 60 vjet karrierë, festoi mes miqsh dhe kolegësh në sallën “Aleks Buda” datëlindjen e 85-të.
Bashkudhëtarë e tij, por edhe ish-studentët e vlerësuan gjuhëtarin, jo vetëm si dijetar të rrallë, por edhe si një njeri plot vlera intelektuale që vazhdon të jap kontributin e tij në ruajtjen e gjuhës shqipe, derisa të rinjve t’u vijnë mend.
“Në këtë kohë të ligë të vlerësimit të përmbysjes së vlerave, detyra është si një luftë, do të thotë që duhet që vlerat të nderohen dhe të çmohen, tani, kurdo edhe përgjithmonë. Por, nuk jemi ne më të rinjtë, më të fortët kundër antivlerës, por janë vet profesorët e ndritur. Nuk kemi plakun bujar Jani Thomai, edhe pleq të tjerë bujarë, por kemi djaloshin 85-vjeçar edhe djelmoshat e tjerë 90-vjeçar që ngulmojnë të jenë të rinj, derisa të rinjtë që janë krejt të vjetër në mentalitet t’u vijnë mend. Nderime edhe rini sa më të gjatë në jetë juve edhe bashkëkolegëve tuaj. Rini të gjatë, sepse këtë rini në kulturën kombëtare e keni siguruar përjetë”, shprehet studiuesi Kristaq Jorgo.
Ndërsa, profesor Jani Thomai, teksa shprehu mirënjohjen e tij për nderimin që iu bë, u shpreh mes të tjerash se nuk ka aq kohë aq sa ka pasur deri tani, prandaj meraku i tij për gjuhën shqipe është i madh, aq sa sheh si detyrë të së ardhmes edhe hartimin e një fjalori të madh.
“Në raste të tilla, jubile edhe veprimtari, sikundër mund t’i ndodh gjithkujt, edhe mua më kaplojnë shumë ndjenja të ndryshme edhe të trazuara. Një ndjenjë e fortë që e mbërrita këtë moshë, por edhe një kënaqësi kur më vlerësojnë punën, siç u bë këtu. E marrë këtë si nderim për mua edhe si vlerësim për punën, por le të themi se edhe pak trishtim, se nuk kam më aq kohë sa kam pas deri tani, se e ardhmja është më e shkurtër sa e shkuara, por edhe pak merak se nuk do të arrijë shumëçka që çdokush ka në kokë. Por kjo veprimtari më jep gëzim edhe mi fashit këto ndjenja”, shprehet profesori Jani Thomai, i cili dikton se është i domosdoshëm hartimi i një fjalori të madh me më shumë se 100 mijë fjalë për gjuhën shqipe.
Gjuhëtari Jani Thomai është autor dhe bashkautor i disa fjalorëve të gjuhës shqipe. Ka botuar rreth 150 punime shkencore brenda edhe jashtë vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Largimi i Bajronit nga Tepelena me truprojën e nderit të Ali Pashë Tepelenës”
Vdes studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo
MALLKIMI PËR KOSOVËN
Rikthimi i filozofëve të famshëm
Romy Schneider, ylli tragjik i kinemasë
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?