Një prej figurave më të rëndësishme të kulturës në Shqipëri, Moikom Zeqo, ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Moikom Zeqo lindi në Durrës, më 3 qershor 1949. Përfundoi studimet në degën e Gjuhë-Leterisisë në Tiranë dhe fillimisht punoi si redaktor letrar në gazetën “Drita”.
Më 31 janar-10 maj 1991, Zeqo u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe drejtoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Më 1991 dhe 1992 ishte kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së.
Zeqo ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar për periudhën 1997-2005 dhe mban Urdhrin e Lartë ‘Mjeshtër i Madh’.
:shtë autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenarësh për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij.
Krijimet e Moikom Zeqos janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht… Ka pasë tri ekspozita vetjake në pikturë si dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare e të huaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi