LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Metodologjia e re e BE-së është sfidë për politikanët

Osmani: Metodologjia e re e BE-së është sfidë për politikanët

Në kuadër të vizitës në Zagreb, pasditen e sotme, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe Ministri për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov, kishin takim me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane Gordan Grliq Radman, në periudhë kur Republika e Kroacisë kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti.

Me këtë rast, gjatë deklaratave pas takimit, Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani theksoi se “Lidhur me përmbajtjen dokumenti vërtet paraqet bazë të shkëlqyeshme për të siguruar një proces rigoroz të negociatave, politikisht të kontrolluar, por edhe fer; dhe jo vetëm arritje burokratike dhe teknike e bençmarkeve, por proces i cili do të sigurojë kritere të qarta për zhvillim të përshpejtuar i cili do të jetë i dukshëm edhe për vendet e Unionit, por edhe për qytetarët e vendeve të cilët negociojnë. Nëse sinqerisht presim që procesi i negociatave të paraqes proces i cili do të shënojë progres të dukshëm, afatgjatë, dhe të qëndrueshëm të vendit, atëherë nuk duhet të na frigojë, të paktën jo si qytetarë, mundësia për konstatim të regresit, e madje edhe mundësia për dënim. Them si qytetarë, sepse për ne si politikan kjo do të thotë një sfidë e madhe për sigurimin e rezultateve të dukshme me të cilat medoemos do të duhet të mbahet procesi në kahje pozitive. Të jem më i saktë – Metodologjia është më e mirë për qytetarët, ndërsa sfidë më serioze për politikanët – por kjo, të pajtohemi, është gjë e mirë.

Në drejtim të njejtë Ministri për Punë të Jashtme, Nikola Dimitrov theksoi: kemi fat që pikërisht në këtë periudhë Kroacia kryeson me BE-në, kohë e sfidave por njëkohësisht edhe e mundësive. Shpresojmë se së shpejti do të mund të arrijmë sukses të dyfishtë përmes miratimit të vendimit për fillim të negociatave dhe metodologjisë së ripërtërirë. Metodologjia e re e KE mund të jetë shumë e mirë për ata të cilët do të jenë të suksesshëm në implementimin e reformave por edhe e keqe për ata të cilët nuk d të kenë sukses. Maqedonia e Veriut planifikon të jetë një student i mirë dhe do ti shfrytëzojë benefitet e kësaj qasjeje. Presim depërtim në mars dhe do tu ndihmojmë kolegëve kroat të kenë sukses në Samitin e majit në Zagreb.


Vizita e punës në Zagreb u rrumbullakua me takim të Zëvendëskryetarit të Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Ministrit për Punë të Jashtme Nikola Dimitrov me kryetarin e Qeverisë Andrej Plenkoviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Detaje të aktakuzës për terrorizëm: I kishte kërkuar babait ‘hallallin’ përmes telefonit për të luftuar në Siri

Drejtësi
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori