Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndonëse me vonesë, ka pranuar përgjigje nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM), lidhur me shqetësimet e ngritura ditë më parë rreth propozimit të KPM-së për ndryshimin e Draft Kodit të Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audio-vizuele në Kosovë dhe Draft Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio dhe Audio-vizuele.
AGK së bashku me juristen e mediave Flutura Kusari vlerësojnë se të dyja dokumentet përmbajnë nene problematike të cilat cenojnë lirinë e shprehjes së gazetarëve dhe lirinë e medias.
“Në veçanti, ne jemi të shqetësuar me Draft Kodin e Etikës i cili rikthen ndalimin e raportimit nga gjykatat. Ju rikujtojmë që Kodi i Etikes i vitit 2010 e ndalonte në tërësi raportimin nga gjykata. Kodi i Etikës i viti 2016, që është ende ne fuqi dhe është hartuar me ekspertizë ndërkombëtare, kishte eliminuar nenet që pengonin raportimin nga gjykatat. Me Draft Kodin e Etikes, KPM ka rikthyer ndalimin e raportimit nga gjykatat. Ne po ashtu vazhdojmë të kemi shqetësime për disa nga nenet e propozuara në Draft Rregullore”, thuhet në një njoftim për media.
Në letrën e KPM-së nuk janë ofruar argumente të mjaftueshme ligjore që do të arsyetonin ndryshimin e Kodit të Etikës apo Draft Rregullores. Letra si e tillë, sipas AGK-së, nuk ofron referencë të rasteve konkrete të shkeljeve etike në media të monitoruara nga KPM-ja, të cilat raste do të dëshmonin që mediat nuk kanë mundur të mbahen përgjegjëse për shkak të mungesës së bazës ligjore.
AGK konsideron se mbetet ende e paqartë nëse KPM ka bërë ndonjë analizë ligjore – si lloj vlerësimi ex-post për të vlerësuar objektivat, efektet e ndërmarra, kostot dhe përfitimet – e akteve nënligjore në fuqi.
“Ajo po ashtu nuk tregon se në cilat standarde ndërkombëtare është bazuar kur ka propozuar ndryshimet ligjore dhe po ashtu KPM-ja pranon që nuk ka kërkuar ekspertizë ligjore ndërkombëtare, të cilën mekanizëm e ka në dispozicion.
Në një situatë të tillë, kur kemi mungesë të argumenteve ligjore bindëse nga ana e KPM-së, aktet nënligjore të përmendura më sipër, sipas nesh nuk duhet të amandamentohen duke u nxituar. Ndryshimet ligjore siç janë propozuar aktualisht – të kundërshtuara fuqishëm edhe nga organizatat kryesore të shoqërisë civile – do të cenojnë seriozisht lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në Kosovë”, vazhdon njoftimi.
AGK thotë se do të angazhohet në konsultimet publike të akteve nënligjore të KPM-së në rastet kur pajtohen në parim me qëllimin e akteve nënligjore, ndërsa kërkon nga KPM që të iniciojë vlerësim ex-post të akteve nënligjore për të identifikuar efektet e akteve nënligjore, problemet eventuale të zbatimit dhe aspektet që duhet rishqyrtuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
VLEN: Buxheti i këtij viti në institucionet shëndetësore është rreth 540 milionë euro
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos