LAJMI I FUNDIT:

“Physical” e Dua Lipës promovohet në ekranet gjigante të New Yorkut

“Physical” e Dua Lipës promovohet në ekranet gjigante të New Yorkut
Foto: Dua Lipa/Facebook

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të premten publikoi këngën e saj më të re “Physical”.

Kënga e cila erdhi si një stil i viteve 80’ u prit tejet mirë nga publiku, dhe ka arritur shifër milionëshe të klikimeve dhe dëgjimeve në platformat muzikore.


Disa nga këto platforma kanë promovuar këngën e artistes shqiptare në ‘billboard’-et më të njohura të botës.

Dua së fundmi publikoi në rrjetin social Facebook një fotografi të një ekrani gjigant në New York, ku shihej imazhi i saj nën petkun e promovimit të këngës së re.

Ndërkohë, në rrjetin social Instagram Lipa publikoi edhe dy ‘billboard’-e të tjera, kësaj radhe nga Amazon Music, të cilët u sugjeronin kalimtarëve të qytetit më të vizituar në botë, këngën e saj të re “Physical”.

Dua Lipa përndryshe ka premtuar për fansat se do ta publikojë të plotë albumin e saj më datë 3 prill.

Ajo deri më tani ka publikuar tri këngë nga ky album: “Physical”, “Future Nostalgia” dhe “Don’t start now”. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori