LAJMI I FUNDIT:

Edhe një shkollë në Maqedoni me klasa pa telefona celularë

Edhe një shkollë në Maqedoni me klasa pa telefona celularë

Në shkollën fillore ‘Krste Misirkov’ në Kumanovë filloi mësimi pa telefona celularë.

Sipas Kodeksit të sjelljes në shkollë, nga gjysmëvjetori i dytë arsimtarët dhe nxënësit gjatë orëve do t’i lënë në një vend të posaçëm ndërsa nisma është nisur nga arsimtarët dhe prindërit që nga viti e kaluar arsimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E dimë se në kohët e sotme telefonat janë më shumë se nevojë, megjithatë jemi dëshmitarë se ndër vite, telefonat e mençur u keqpërdorën në mënyrë maksimale gjatë mësimit. Ne nuk ndaluam telefonat në shkollë, megjithatë gjatë orëve nxënësit dhe arsimtarët do t’i lënë telefonat në vend të posaçëm. Gjatë pushimeve nxënësit mund lirisht t’i përdorin telefonat e tyre”, tha drejtori i shkollës, Aleksandar Jovanoviq.


Prej muajit të ardhshëm në të gjitha shkollat në Gjorçe Petrov arsimtarët dhe nxënësit do t’i lënë telefonat në xhepat e posaçëm për këtë qëllim./Telegrafi/