Maqedoni, Dialogu Zhan Mone: Janë harmonizuar 90 për qind të pyetjeve, Rregulloren do ta miratojë përbërja e ardhshme e Kuvendit
Në dialogun e tretë në kuadër të procesit Zhan Mone në Kuvend, deputetët i afruan qëndrimet dhe u dakorduan për aspekte të caktuara për reformat e Rregullores, të cilat duhet t’i miratojë përbërja e ardhshme e Kuvendit, por megjithatë mbeten edhe dallimet kyçe, është cekur sot në konferencë për shtyp në Parlament, pas përfundimit të dialogut të tretë në kuadër të Procesit Zhan Mone.
“Me dialogun e tretë u dakorduam për të gjitha aspektet kyçe për reforma të Rregullores dhe e konfirmuam përkushtimin tonë të përhershëm për përforcim të proceseve demokratike. Ne i vendosim dallimet tona politike anash në mënyrë që ta konsolidojmë punën tonë me Rregulloren. Bëmë reforma të rëndësishme dhe lëmë trashëgimi të rëndësishme për përbërjen e re kuvendore në formë të tekstit të harmonizuar për ndryshimet e Rregullores, që
është anektuar në këtë dokument, si pjesë integrale e konkludimeve nga dialogu i tretë Zhan Mone, me çka disa çështje të caktuara mbeten të shqyrtohen në përbërjen e ardhshme parlamentare”, tha Talat Xhaferi në konferencë për shtyp.
Sipas Xhaferit, në 90 për qind të çështjeve për ndryshimet, partitë arritën pajtueshmëri, por megjithatë, Rregullorja e re kuvendore është lënë të miratohet pas zgjedhjeve nga përbërja e re kuvendore.
Ka disa dallime lidhur me kriteret për zgjedhje të sekretarit të ardhshëm të përgjithshëm, dhe ndihmësve të sekretarit të përgjithshëm, në pjesën e risaktësimit në aspektin formal teknik të riformulohen, nuk ka dallime lidhur me përcaktimin politik për vendosje të parimeve për sekretarin e ardhshëm të përgjithshëm, dhe rreth nevojës për harmonizim të gjërave me ndryshime kushtetuese, duke pasur parasysh se ndodhemi në kohë para zgjedhjeve, atë pjesë e lamë për përbërjen e ardhshme kuvendore që ta risaktësojë, në mënyrë që rë mos hyjmë në debat politik në kohë para zgjedhjeve”, tha Xhaferi.
Lidhur me atë nëse ka marrëveshje për kufizimin e mbledhjes konstituive dhe nëse ka garanca se nuk do të përsëritet skenari i 27 prillit, Xhaferi tha se janë dakorduar për tajmingun për fillim dhe për përfundim të asaj mbledhje, por në thelb kjo nuk do të miratohet deri në konstituimin e përbërjes së ardhshme parlamentare. “Ndërkaq për garancat se nuk do të përsëritet skenari, publikisht do të përsëris, sepse është kompetencë e imja, si kryetar i Kuvendit të thërras mbledhje në pajtim me rregullat ekzistuese, ta kryesoj mbledhjen e njejtë deri në zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të Kuvendit. Garancë është fjala ime, kështu që nuk do të shihni skena të tilla në mbledhjen e ardhshme konstituive”, tha Xhaferi.
Xhaferi përkujtoi se Dialogu është instrument kyç për ndërtimin e konsnensusit në punën e tyre në mandatin aktual parlamentar dhe ka ndihmuar në avancimin e procesit eurointegrues, zbatuar me reformat, përfshirë edhe
reformat institucionale në Kuvend.
Tha se me procesin Zhan Mone demonstrojnë përkushtim për bërje të reformave strategjike dhe për pranim të frymës së re të dialogut parlamentar, me ç’rast arritën rezultate konkrete për, siç tha, përforcim të Kuvendit në këtë
moment kritik në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në BE.
Theksoi se në pritje të metodologjisë së re për zgjerim, Kuvendi është i gatshëm të luajë rol më të madh në atë drejtim. “Mu në fund u dakorduam që ta vazhdojmë dialogun tonë për implementimin e agjendës reformuese për BEnë dhe për agjendën institucionale reformuese, si dhe për tema më të gjera të interesit të ndërsjelltë për kryesinë, koordinuesit dhe përfaqësuesit e partive parlamentare në Kuvend në mandatin e ri të tij”, theksoi Xhaferi.
Andreas Shider, kryetar i Delegacionit në Komitetin e përzier parlamentar BE Maqedoni e Veriut, tha se dy ditët e dialogut kaluan në atmosferë pozitive dhe e përfunduan punën me përpunimin e Rregullores së re të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, me çka, siç tha, me qëllim që në të ardhmen përbërja e re e Kuvendit të punojë në mënyrë më efikase dhe me fokus më të madh në çështjet politike, ndërsa fokus më të vogël të taktizimit dhe bllokimit.
Tha se ideja për Zhan Mone të PE-së ishte të jetë partner neutral në proces djekjo duhet të kihet parasysh posaçërisht në periudhën parazgjedhore.
Konfirmoi se janë dakorduar për ndryshime të Rregullore dhe ato do t’i zhvendosen përbërjes së re që do të duhet t’i miratojë në afat sa më të shpejtë, kur ta fillojë punën e vet.
Ai përsëriti se interesi i PE-së për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor ishte ripërtërirë dhe përforcuar. “Ekziston rrugë e madhe parlamentare gjithashtu në procesin inkuadrues dhe nuk e di nëse do të mund të vendosim për at[ë së
shpejti, por në konferencën për reformim të Evropës, që do të fillojë më 19 maj, do të donim t’i përfshinim edhe parlamentet e vendeve kandidate dhe konsideroj se është me rëndësi të kuptojmë se parlamentarët nuk janë të ndarë
vetëm në parti në pushtet, parti opozitare, por ato kanë edhe obligime që duhet t’i përfundojnë”, theksoi ai. Nënvizoi se PE çdoherë ka qenë dhe do të jetë aleat i të gjitha familjeve politike me qëllim që në afat sa më të shkurtë negociatat të hapen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj