Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, nëse në seancën e së hënës nuk ka Qeveri të koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një deklaratë për Klan Kosovën, ai ka pohuar se qeverisja duhet të ketë legjitimitet qytetar dhe marrëveshje politike, ndërsa është shprehur kundër bllokadave.
“Nëse nuk ka Qeveri të hënën, atëherë pas të hënës vetëm zgjedhjet janë zgjidhje. Nuk duhet të ketë opsion tjetër. Nuk ka legjitimitet dhe legalitet asnjë opsion tjetër”. Sipas tij, situata politike në vend ka degraduar rëndë nga zgjedhjet e vitit 2014, me bllokada dhe ngërçe, dhe vendi nuk po e merr më veten.
“Qeverisja duhet të ketë legjitimitet qytetar dhe marrëveshje politike. Jo bllokada, kushtëzime, shantazhe, në luftën për pushtet. Kjo logjikë dëmtuese duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë”.
“Duhet respektuar legjitimiteti qytetar dhe duhet pranuar rezultati i zgjedhjeve demokratike”, ka shtuar Veseli.
Kryetari i PDK-së, i cili mbrëmjen e 6 tetorit ka deklaruar se partia e tij do të shkojë në opozitë, gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se vonesa në krijimin e Qeverisë po e dëmton qytetarin e Kosovës, si dhe vetë shtetin – brenda dhe jashtë.
“Bllokada dhe shantazhe politike, 6 muaj më 2014, afër 3 muaj më 2017, dhe tani 4 muaj. Janë të njëjtit akterë atëherë dhe tash, me të njëjtin mentalitet – edhe kur humbin, edhe kur fitojnë, nuk pranojnë as rregulla dhe as marrëveshje demokratike”, ka deklaruar ai.
“Nëse të hënën nuk votohet Qeveria, dhe fituesi pas saj nuk ofron mandatar tjetër, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje”, ka thënë Veseli për Klan Kosovën.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11:00, për ta votuar Qeverinë e Kosovës. Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje, ndërsa pohojnë se janë duke i vazhduar përpjekjet për një gjë të tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj