Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut procesi “Zhan Mone” sot përfundon me konkluzione dhe rekomandime për hapat e ardhshëm, të cilët sipas paralajmërimeve do të duhet t’i realizojë përbërja e ardhshme parlamentare në lidhje me ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit.
Siç është paralajmëruar, tre eurodeputetët eurodeputetët Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm për vendin në PE, Andreas Shider, kryetar i Delegacionit në Komitetin e përzier parlamentar BE-Maqedoni e Veriut, si dhe Marion Valsman, nënkryetare e Delegacionit të Komitetit të përzier parlamentar dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në konferencë për media do ta kumtojnë rezultatin nga ky takim.
Ky takim në të vërtetë është vazhdim i diskutimit për arritje të harmonizimit të qëndrimeve për përgatitje të Rregullores sa më konensuale për punë të Kuvendit.
Në hapjen e takimit, kryetari i Kuvendit Xhaferi kërkoi nga deputetët e opozitës dhe pushtetit r të bëjnë përpjekje që sa më shumë t’i afrojnë apo edhe më mirë, t’i harmonizojnë qëndrimet rreth kufizimit të Mbledhjes konstitutive në
dy ditë, kalendari i Kuvendit, debatet mbikëqyrëse, ideja për miratim prej dy të tretave të ligjeve me procedurë të shkurtuar, zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm, çështja e ndryshimit të emrit të shtetit në Nenin 1, shumica për
marrje të imunitetit të deputetit dhe të tjera.
“E di se jeni të vetëdijshëm për krejt çka bëjmë është në drejtim të përmirësimit të funksionalitetit të institucionit në mënyrë që kjo njëtrajtshëm të reflektohet edhe në jetën reale të qytetarëve tanë. Gjithsesi, kjo është në dobi edhe të përpjekjeve tona për marrje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim në BE”, tha Xhaferi.
Kryetari i Kuvendit theksoi se edhe pse për shkak të shpërndarjes së shpejtë të Parlamentit, tajmingu i mbajtjes së takimit ndoshta nuk është më i miri, nuk mund të anashkalohet fakti se gjithçka që do të bëhet tani dhe në të ardhmen, nuk është diçka që do të vlejë vetëm për një mandat apo vetëm për një përbërje parlamentare. Ajo që tani po bëhet, sipas tij, është vënia e themeleve të forta të veglës më të rëndësishme për funksionimin e Kuvendit – Rregullores me qëllim që e njëjta mos jetë pengues, frenues apo bllokues i reformave aq të duhura në shoqëri.
“Qëllimi ynë është të përforcohet roli i Kuvendit, dhe jemi të bindur se ky dialog ofron mundësi të vërtetë për ta vënë Kuvendin jo vetëm në qendrën e ndërtimit të konsensusit në lidhje me legjislacionin për mbështetjen e agjendës
reformuese të BE-së por, edhe për ta paraprirë agjendën reformuese, duke e përdorur gjithë legjitimitetin e vet të rëndësishëm demokratik, kontrollues dhe legjislativ, për arsye se përcaktimet tona strategjike janë të njohura,
respektivisht anëtarësimi në NATO dhe BE dhe për këtë nevojiten institucione funksionale, Kuvend funksional”, theksoi Xhaferi.
Përkujtoi për miratimin e Ligjit për Kuvendin, ndryshimet dhe plotësimet e të cilit në pjesën e Shërbimit, mundësojnë pavarësi financiare dhe administrative, dy prej tre qëllimeve të pothuajse çdo përbërjeje parlamentare prej pavarësimit e këndej. Paralajmëroi se së shpejti do të hapet edhe Zyra Buxhetore Parlamentare е cila do të jetë mbështetje e drejtpërdrejtë e pavarësisë financiare të Kuvendit.
“Mbetet të punohet në drejtim të pavarësisë së sigurimit të Kuvendit, mbetemi të përkushtuar në sigurimin e konsensusit që të jetë më produktiv dhe të sjellë vetëm përmirësim në mënyrën e funksionimit të Kuvendit, me mundësinë më të vogël për keqpërdorimin e të drejtave me rregullore në drejtim të pengimit të punës”, tha Xhaferi.
Mbrëmë tre eurodeputetët realizuan darkë pune me liderët e partive politike, LSDM – Zoran Zaev, OBRM-PDUKM – Hristian Mickoski, BDI – ALi Ahmeti, PDSH – Menduh Thaçi, ASH – Ziadin Sela, BESA – Bilall Kasami dhe Alternativa – Afrim Gashi.
Dy takimet e para në kuadër të dialogut Zhan Mone u mbajtën në Ohër dhe në Shkup me eurodeputetët nga përbërja e kaluar e PE-së, Ivo Vajgëll, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?