Thatësira e madhe e cila e kapluar vendin, ka bërë që niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe atë të Badocit të bie për disa metra. Shkak për këtë rënie nga Ujësjellësi i Prishtinës po vlerësohet mungesa e reshjeve të shiut dhe të borës.
Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Ilir Abdullahu në një intervistë për KosovaPress, thotë se liqeni i Batllavës dhe ai i Badocit, kanë shënuar rënie të niveli të ujit për 10 metra nga niveli maksimal.
Abdullahu tha se rënia e nivelit të ujit në të dy liqenet është si pasojë e mosreshjeve gjatë vitit 2019, dhe janarit të këtij viti, por sipas tij, me ndonjë ndryshim klimatik i cili do të sillte edhe reshje, pritet të stabilizohen liqenet dhe të ketë rritje të nivelit të ujit nga niveli aktual.
“Si rezultat i mosreshjeve në vitin 2019 dhe në janarin e këtij viti, kemi edhe rënie të nivelit të dy liqeneve artificiale në Batllavë dhe Badoc. Diku rënia është -10 metra nga niveli maksimal dhe është një rënie e cila tash e tutje duhet të monitorohet për arsye se edhe kushtet klimatike janë të disa favorshme në këto ditë që po kalojmë dhe shpresojmë që bashkërisht të presim ndonjë ndryshim klimatik dhe të kemi reshje në periudhën e tashme që është si periudha e pranverës, atëherë besoj edhe do të stabilizohen liqenet dhe sadopak do të ngritën nga niveli aktual si janë”, tha ai.
Sipas tij, gjendja aktuale në liqene nuk është alarmante por që nuk përjashton mundësinë që më vonë të ketë përshkallëzim të situatës me furnizim me ujë të pijshëm.
“Gjendja alarmante nëse vazhdon kjo situatë mund të ndodh në një periudhë vijuese. Tani për tani gjendja është në monitorim dhe apelet tona janë që uji i pijes të ruhet dhe të konsumohet vetëm për nevoja të cilat është i dedikuar që bashkërisht të përballojmë këtë gjendje. Tani për tani alarmante derisa jemi duke i menaxhuar, derisa tani kemi edhe një furnizim edhe nga Ujmani, është një balancim i prurjeve. Por them të drejtën tash duhet të kemi kujdes gjatë përdorimit dhe mundësisht atu ku ka mundësi uji i pijes të ruhet dhe duhet të bëjmë çmos në shtëpitë që ujin e pijes ta ruajmë për arsyes se çdo kujdes ndaj përdorimit do të ketë një kohëzgjatje, furnizim stabil dhe pa ndonjë telashe. Në të kundërtën nëse kjo situatë vazhdon, atëherë situata mund të shkojë drejt situatave emergjente për arsye se këto nivele janë të varura prej reshjeve të borës dhe të shiut, borë dhe shi nuk po kemi, nuk po kemi dhe gjatë të vitit 2019 kemi pasur reshje nën mesatare” tha Abdullahu.
Sipas Abdullahut, do të ketë reduktime vetëm gjatë kohë së mesnatës, atëherë kur kërkesa për ujë është më e vogël.
“Në zonat rurale apo në zonat e ulëta ka mundësi që të bëhen reduktime. Ato do të bëhen gjatë kohë së mesnatës atëherë kur kërkesa bie, por pastaj mund të jetë nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë me këtë trend, pastaj do të ketë edhe reduktime gjatë ditës, do të kemi një furnizim me ndërprerje, furnizim ku brenda 24 orëve do të ketë periudha ku njerëzit mund të mos kenë ujë. Kjo kuptohet që vjen për shkak të situatës momentale që janë liqenet. Nëse fillojnë reshjet dhe nëse kemi ngritje të niveleve, atëherë besoj që reduktimet do të jenë minimale” shtoi ai.
Ndërsa sa i përket vendimit të marrë për shkyçje për të gjithë konsumatorë të cilët kanë borxh mbi 100 euro Ujësjellësit, Abdullahu tha se ndaj atyre do të ndërmarrin hapa. Për më tepër ai shton se problemi me të cilin ballafaqohen që nga viti 2000, e këndej është edhe keqpërdorimi me ujë të pijshëm.
“Duhet të them se konsumatorët të cilët kanë borxhe, të cilët ndoshta edhe me dy tri vite apo edhe me dekada që nuk kanë paguar, ata konsumatorë definitivisht duhet të ndërmarrim edhe hapa të cilat ne nuk i dëshirojmë, por neve na detyron për arsye se Ujësjellësi është një kompani e cila e ofron produktin e parë kryesor për jetë dhe ndaj këtij produkti duhet të sillemi ashtu siç duhet dhe t’i kryejmë obligimet të cilat i kemi. Kur jemi tek obligimet, ajo çka është më shqetësuese është situata e keqpërdorimeve të cilat ndodhin që nga viti 2000 e tutje ne jemi duke u ballafaquar me një shkallë të lartë të keqpërdorimeve kur njerëzit ujin gjatë periudhës maj-tetor, një sasi të madhe të ujit e kanë përdorur edhe për nevoja të tjera të cilat nuk është i dedikuar si për ujitje, ndërtime … dhe për këtë si duket nuk është bërë vetëdijesim jo i nivelit të cilin duhet ta kemi të gjithë kur është në pyetje uji”, vijoi ai.
Abdullahu apelon për mobilizim të të gjithë qytetarëve për ruajtjen e ujit në çdo kohë, si mënyrë e vetëme që të kemi qëndrueshmëri, kohëzgjatje të ujit dhe ndërprerje të reduktimeve të ujit të pijes./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë