LAJMI I FUNDIT:

Gruaja kishte grip të zakonshëm e jo coronavirus – vazhdon rrugëtimin anija me mijëra pasagjerë që u bllokua në Itali

Një pasagjere në bordin e një anije lundrimi në Itali është diagnostikuar me grip të zakonshëm.

Kështu, sipas mediave të tuaja, përcjell Telegrafi, ka thënë operatori italian Costa Cruises në një deklaratë të së enjtes vonë.

Një deklaratë e tillë vjen pasi më parë, gjatë ditës së enjte ishte raportuar se rreth 6.000 turistë u mbajtën në anije lundrimi për shkak të frikës se një pasagjere e sëmurë mund të ishte i infektuar me coronavirus.


“Protokolli sanitar” ishte aktivizuar mes shqetësimeve për shëndetin e një individi që udhëtonte në anije të operuar nga Costa Cruises. Anija arriti në portin italian të Civitavecchia të enjten në mëngjes, ku kishte lundruar nga Palma në ishullin spanjoll të Mallorca.

“Ndërsa vlerësojmë shqetësimin e shkaktuar, procedurat në fuqi dhe bashkëpunimi ynë me Autoritetet e Shëndetit ishin efektive në menaxhimin e kësaj situate dhe kishin për qëllim të ofronin sigurinë maksimale për të gjithë mysafirët tanë, ekuipazhin dhe komunitetin në tërësi”, citohet të ketë thënë Costa Cruises në deklaratën që njofton se pasagjeri kishte grip të zakonshëm.

Një grua shfaqi simptoma të coronavirusit, bllokohet anija me 6 mijë pasagjerë në Itali
Lexo po ashtu Një grua shfaqi simptoma të coronavirusit, bllokohet anija me 6 mijë pasagjerë në Itali

Operatori i lundrimit kishte konfirmuar më parë për CNBC se mjekët në bord ishin paralajmëruar për një rast të dyshuar të virusit në një grua 54 vjeçare kineze, e cila ishte mbajtur në izolim së bashku me shoqëruesin e saj të udhëtimit që nga e mërkura në mbrëmje.

Ndërsa të enjten vonë, Ministria e Shëndetësisë në Itali tha se mostrat e anijeve të lundrimit ishin negative.

Sipas Associated Press, zyrtarët shëndetësorë kontrolluan 6.000 pasagjerë dhe 1000 anëtarë të ekuipazhit në anije, dhe të gjithë po parandaloheshin të largoheshin derisa të përcaktohej lloji i virusit me të cilin ishte e infektuar gruaja.

Anija e lundrimit, Costa Smeralda, kishte një itinerar shtatë-ditor me disa ndalesa të planifikuara në porte në të gjithë Mesdheun Perëndimor.

Costa Cruises tha se anija do të qëndrojë në Civitavecchia deri të premten para se të nisej për në Savona dhe të rifillonte programin e saj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Kalo në kategori