LAJMI I FUNDIT:

“Nuk bëri punë as maska!”: Një burrë i shtrirë në një rrugë në Wuhan të Kinës – frikë se coronavirusi shkaktoi vdekjen e tij

“Nuk bëri punë as maska!”: Një burrë i shtrirë në një rrugë në Wuhan të Kinës – frikë se coronavirusi shkaktoi vdekjen e tij

Policia me kostume janë parë rreth trupit të një burri i cili u gjet i vdekur në trotuarin në vendin prej nga supozohet se ka origjinën virusi vdekjeprurës i Kinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një burrë me flokë gri u rrëzua dhe vdiq, ndërsa kishte një maskë në fytyrë, në një rrugë në Wuhan, një qytet me 11 milionë banorësh i cili është “në karantinë” mes krizës së coronavirusit.


Si pasojë, ekziston frika se virusi shkaktoi vdekjen e burrit, dhe reagimi i policisë dhe stafit mjekësor me kostume mjeko-ligjore nxori në pah frikën që përshkonte qytetin.

Numri i të vdekurve në Kinë u rrit në mbi 200 pasi Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një emergjencë globale dhe SHBA u tha qytetarëve të saj që të shmangin Kinën.

Wuhan është qendra e shpërthimit të coronavirusit, i cili besohet të jetë bartur nga kafshët e egra në një treg të qytetit tek njerëzit.

Virusi, i cili u shfaq në fund të vitit të kaluar, ka infektuar mijëra në Kinë me të paktën 159 vdekje vetëm në Wuhan.

Autoritetet kanë vendosur një bllokim të paparë të Wuhan, duke bllokuar rrugët jashtë qytetit dhe duke ndaluar fluturimet, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Reporterët në Wuhan kanë parë radhë të gjata në spitale, me disa pacientë që thoshin se ishin radhitur për dy ditë për tu kontrolluar nga një mjek.

Madje, të vetëdijshëm për pritjen e mundshme, disa kishin marrë karrige me vete.

Gjithashtu, me ndalimin e trafikut, njerëzit duhet të ecin ose të lëvizin me biçikletë kudo në qytetin e madh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

Evropa
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori