LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë për pronarin e një kompanie, nuk ofroi siguri për punëtorin që vdiq në vendin e punës

Aktakuzë për pronarin e një kompanie, nuk ofroi siguri për punëtorin që vdiq në vendin e punës

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve R.P., S.Q. dhe M.L., për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.P., si pronar, punëdhënës dhe person përgjegjës i firmës “Rehatia”, ka vepruar në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ashtu që nuk ka pasur të lidhur kontratë pune me punëtorin, tani të ndjerin B.E., nga fshati Ramjan, komuna e Vitisë dhe nuk ka krijuar kushte të sigurta të punës.

“….I ndjeri më 21 gusht 2019, duke punuar në një ndërtesë, në ndërtim e sipër, në afërsi të fshatit Shillovë, në Gjilan, së bashku me dy punëtorë tjerë, gjersa kishte qenë duke tërhequr një tub-gyp, për dërgimin e materialit për nivelizim të katit të fundit, përkatësisht kulmit të objektit, ka ardhur deri tek kontakti i tubit me telat e energjisë elektrike, me ç’rast si pasojë e kontaktit me rrymën, i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Gjithashtu, në njoftim thuhet se për këtë rast janë përgjegjës edhe të pandehurit S.Q. dhe M.L., të cilët si bashkëpronarë, investitorë dhe persona përgjegjës të firmës ‘’M&S Construction’’, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ashtu që si pasojë që nuk kanë krijuar kushte të punës dhe nuk kanë ndërmarrë masa për parandalimin e rreziqeve në punë, ka ndërruar jetë në vendin e punës, i ndjeri B.E. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori