LAJMI I FUNDIT:

Milloshoski: Pushteti vetë e rrezikon miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike

Milloshoski: Pushteti vetë e rrezikon miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, ka vlerësuar se debati publik për Ligjin për Prokurorinë Publike ka qenë kryesisht kritik.

Sipas tij, pjesa më e madhe e ekspertëve kanë sugjeruar që propozim-ligji të ripërpunohet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

““Opinioni i ekspertëve në diskutimin publik për dy ditë ishte kryesisht kritik. Pjesa më e madhe rekomanduan që ky propozim të ripërpunohet nga ministria. Për nesër është caktuar një takim në përbërje më të gjerë ku do t’i shqyrtojmë të gjithë vërejtjet konkrete gjatë diskutimit publik. Ajo që neve ma shumë na intereson është se pse kryeprokurori publik i cili flet për ligjin e ri të Prokurorisë nuk e respekton ligjin aktual për prokurorinë që është në fuqi. Ligji parashikon që kur keni prokuror publik të arrestuar ai largohet nga vendi i punës”.


“Kur është i larguar nga vendi i punës nuk mund të japë vendime. Letrat e dërguara nga Katica nuk janë letra dashurie por janë letra që publiku duhet t’i shohë dhe të sqarojë se pse i ka zbatuar ato. Qëllimi i pushtetit me këtë propozim ligj është që sa më gjate të mbahen në detyra Joveski dhe Ruskoska edhe pas ndryshimit të qeverisë. Me detyrë janë prokuror por me veprime janë avokatë të pushtetit. Do të shikojmë të mos ketë asnjë normë me të cilat avokatët e Zaevit Joveski dhe Ruskoska do të mbahen në këto pozita edhe pas ndryshimit të pushtetit”, deklaroi Milloshoski.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori