Një burrë britanik që jeton në qendër të shpërthimit vdekjeprurës të coronavirusit po rrezikon jetën e tij për të qëndruar me gruan e tij kineze, pasi autoritetet nuk pranuan ta linin që ai të kthehej bashkë me gruan e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, britanikët do të evakuohen nga Wuhan të enjten dhe do të vendosën në karantinë për dy javë në një bazë ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar, pasi numri i të vdekurve global po rritet dhe virusi vdekjeprurës ka prekur rreth 6,000 njerëz.
Benito Crolla, 38 vjeç, dhe nëna e tij Joan, 75 vjeçe, mund të ishin në aeroplan duke u kthyer për në Britani të Madhe – por ai thotë se ata nuk kanë zgjidhje tjetër, pos të qëndrojnë me gruan Maddie Wu, 38 vjeçe, pasi ajo u ndalua të linte vendin sepse është kineze.
Siç bëhet e ditur, ish-piloti u dashurua me gruan e tij pasi u takuan në aplikacionin për takime Tantan kur ai udhëtoi për një pushim vjetor një mujor.
Ai thotë se do të frikësohej për sigurinë e Maddie nëse ai do ta linte atë dhe pretendon se ajo është një figurë kryesore në kujdesin e nënës së tij, e cila vuan nga dementia dhe ka nevojë për kujdes të rregullt.
Banori i Wuhan ka akuzuar Britaninë dhe autoritetet kineze për “trajtimin e krizës së coronavirusit, duke pretenduar se familja e tij ka qenë e ‘braktisur dhe gënjyer’, me mesazhe të përziera dhe komunikim të dobët”.
Ish-piloti thotë se ai mori një e-mail nga Zyra për Çështje të Jashtme të martën që thoshte se e gjithë familja do të ishte në gjendje të transportohej me aeroplan.
Sidoqoftë, entuziazmi i tyre u shua kur një e-mail i dytë të mërkurën nënkuptonte se nuk do të ishte e mundur për shtetasit kinezë të largoheshin, as edhe me bashkëshortët e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?