LAJMI I FUNDIT:

Në kufirin SHBA-Meksikë zbulohet tuneli kontrabandë ‘më i gjatë ndonjëherë’ – publikohen detajet dhe pamjet

Në kufirin SHBA-Meksikë zbulohet tuneli kontrabandë ‘më i gjatë ndonjëherë’ – publikohen detajet dhe pamjet

Zyrtarët amerikanë thonë se kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës të gjetur ndonjëherë në kufirin me Meksikën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tuneli i gjatë rreth 1,300 metra, kishte një ashensor, shina hekurudhor, sistem kullimi dhe të ventilimit të ajrit dhe kabllo elektrike me tension të lartë.

Ai thuhet se lidhte një zonë industriale në qytetin meksikan të Tijuana me zonën San Diego në Kaliforni.


Po sipas mediave të huaja, deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar dhe nuk është gjetur ndonjë drogë. Gjithashtu autoritetet nuk kanë thënë se në kë dyshojnë të jetë ndërtuesi i tunelit.

Por karteli Sinaloa i Meksikës, i përshkruar nga qeveria amerikane si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë, vepron në këtë zonë.

Themeluesi dhe udhëheqësi i saj për një kohë të gjatë, Joaquin “El Chapo” Guzman, po vuan një burg me jetë në SHBA.

Më tej bëhet e ditur se tuneli ka një thellësi mesatare prej 21 metrash nën sipërfaqe, me tunelin rreth 1,7 metra të lartë dhe rreth 60 centimetra të gjerë.

Megjithatë, nuk ishte e qartë se sa kohë u desh për ta ndërtuar atë.

“Sofistikimi dhe gjatësia e këtij tuneli të veçantë tregon përpjekjet e gjata nga organizatat kriminale transnacionale për të lehtësuar kontrabandën ndërkufitare”, ka thënë Cardell Morant, agjent special në krye të Hetimeve të Sigurisë Kombëtare në San Diego, në një deklaratë.

Siç bëhet e ditur më tej, disa qindra qese rëre u zbuluan duke bllokuar një ish-dalje të dyshuar të tunelit në zonën e depove industriale të San Diego dhe tuneli kryesor kishte një rrjedhë jo të plotë.

Ndryshe, më shumë se një duzinë tunelesh të sofistikuara janë gjetur në kufirin e Kalifornisë me Meksikën që nga viti 2016. Tuneli i dytë më i gjatë në SHBA, i gjetur në San Diego në vitin 2014, ishte i gjatë rreth 900 metra.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë ndërtimin e një muri kufitar një nga prioritetet e tij kryesore, duke thënë se është e nevojshme për të trajtuar imigrimin e paligjshëm dhe trafikun e drogës.

Por zyrtarët thonë se shumica e drogave kontrabandohen përmes hyrje legale, të fshehura në automjete në pronësi private ose kamionë transporti, të përzier me mallra të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori