LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Kosovës ndezën cigaret, reagon Eroll Salihu: Gjest i pahijshëm

Lojtarët e Kosovës ndezën cigaret, reagon Eroll Salihu: Gjest i pahijshëm

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall sot është nisur për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2020”.

Mirëpo pak minuta para nisjes, futbollistet e Kosovës janë parë duke pirë duhan, gjë që shihet qartazi në fotografitë e siguruara nga KosovaPress.


Në një prononcim të shkurtër për KosovaPress, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Kosovës, Eroll Salihu foli rreth këtij rasti, duke e cilësuar këtë gjest si të pahijshëm, mirëpo sipas tij, ata nuk mund të ua ndalojnë futbollistëve pirjen e duhanit.

“Me të vërtete është një gjë e pahijshme. Nuk është në rregull aspak. Lojtarët në momentin që prezantojnë Kosovën, kanë të veshur fanellën e Kosovës assesi nuk iu lejohet të pinë duhan në vendet publike, është totalisht e pa tolerueshme mirëpo ne nuk mund të jua ndalojmë atyre duhanin në jetën e tyre private”, tha fillimisht Salihu.

Sa i përket një dënimi të mundshëm për futbollistët të cilët u panë duke pirë duhan, Salihu deklaroi se duhet të bisedohet më përzgjedhësin e Kosovës, Ramadan Cimili-n dhe më pas të vendoset për një gjë të tillë.

Pamje të papranueshme: Lojtarët e Kosovës ndezin nga një cigare para nisjes për në Gjeorgji
Lexo po ashtu Pamje të papranueshme: Lojtarët e Kosovës ndezin nga një cigare para nisjes për në Gjeorgji

“Nuk mund ti dënojmë menjëherë. Ata nuk kanë bërë aspak mirë. Do të bisedojmë me përzgjedhësin, Ramdan Cimilin dhe të ju japim vërejtje lojtarëve që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje”, përfundoi Salihu.Kujtojmë se në këto kualifikime Dardanët e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje, kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori