LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë shkarkon një gjyqtar

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë shkarkon një gjyqtar

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme shkarkoi një gjyqtarë për shkak të kryerjes së detyrës në mënyrë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme, ndërsa për tre gjyqtarë procedura është pezulluar, dhe për një gjyqtar u vendos që të plotësojë raportin me informacionin e nevojshëm që Këshilli të vendosë.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev tha se nuk mund të thotë se cili gjyqtar u shkarkua sepse opinioni është i përjashtuar për këtë pikë.

Televizioni “Telma” informoi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Risto Katavenovski për sjellje joprofesionale dhe të pandërgjegjshëm, si dhe për gjyqtarët që u shkarkuan më herët Jovo Vangelovski dhe Rahilka Stojkovska për heqjen e paraburgimit të biznesmenit Sead Koçan gjersa ishte në arrati.


Në lidhje me zgjedhjen e gjashtë gjyqtarëve për Gjykatën e Apelit, Zdravev tha se ai gjithashtu dëshiron të përfundojë sa më shpejtë seanca e 320.

“Nëse do të kishim kushte, do ta bënim deri më 5 ose 10 shkurt, më së voni. Nëse nuk ka kushte në atë rast ne mund ta vendosim atë në rendin e ditës, nëse zgjedhim apo jo. Duhet të bëhet një koordinim i mirë, pasi nuk është e mençur që disa gjyqtarë të emërohen në seancë, ndërsa të mos marrin shumicën e kërkuar në seancë”, thotë Zdravev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Lajme
Kalo në kategori