LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për personin që tentoi ta vrasë gruan e tij në Klinë

Një muaj paraburgim për personin që tentoi ta vrasë gruan e tij në Klinë
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se ka tentuar ta vrasë gruan e tij pas disa mosmarrëveshjeve.

Të pandehurit A.T i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.


“Më datë 23.01.2020, rreth orës 16:30, në Klinë, pikërisht në shtëpinë e tij, tenton ta privojë nga jeta gruan e tij, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që të njëjtit kishin mes vete, ditën kritike, i pandehuri duke qenë edhe nën ndikimin e alkoolit, fillimisht e godet gruan e tij me shuplaka dhe grushte, në kokë dhe trup duke i shkaktuar lëndime dhe duke i thyer gishtin e mesëm të dorës së majtë, e me pas e mbërthen në fyt me lidhësen e xhemperit që ajo e kishte veshur duke e shtrënguar dhe duke i thënë se ‘kom me të mbyt dhe e di se për këtë do të shkoj në burg’, mirëpo, në ato momente kishte ndërhyrë djali i tyre i cili arrin ta largojë të atin, ndërsa viktima ik nga shtëpia për të kërkuar ndihmë, me ç’rast edhe e lajmëron rastin në polici”.

Me këto veprime i pandehuri A.T kishte për të kryer veprën penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori