LAJMI I FUNDIT:

Rritet rreziku në SHBA nga coronavirusi, konfirmohet rasti i pestë i prekur nga virusi vdekjeprurës

Rritet rreziku në SHBA nga coronavirusi, konfirmohet rasti i pestë i prekur nga virusi vdekjeprurës

Një rast i pestë i coronavirusit në SHBA është konfirmuar pasi dy pacientë të rinj u testuan dhe dolën pozitivë në Kaliforni dhe një pacient i testuar pozitiv në Arizona.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se të dy pacientët në Kaliforni, një në Orange County dhe i dyti në qarkun Los Angeles, kohët e fundit ishin kthyer nga epiqendra e shpërthimit në Wuhan, Kinë, transmeton Telegrafi.


Zyrtarët konfirmuan një rast të pestë në Maricopa County, në Arizona. Asnjë informacion tjetër nuk ishte i disponueshëm për atë pacient.

Dy raste të tjera u konfirmuan më parë në Chikago dhe Snohomish County, Uashington, ndërsa Kanadaja konfirmoi rastin e saj të parë të shtunën në Toronto.

Departamenti i Shëndetit Publik i qarkut në Los Anxhelos tha që personi i infektuar u paraqit për testim pasi nuk ndjehej mirë, dhe se “aktualisht po marrin trajtim mjekësor”.

“Nuk ka kërcënim të menjëhershëm për publikun e gjerë, nuk kërkohen masa paraprake të veçanta”, tha Departamenti i Shëndetit Publik.

Los Anxhelos County është e përgatitur mirë për të menaxhuar rastet dhe rastet e dyshuara të coronavirusit të ri.

Barbara Ferrer, Drejtoreshë e Shëndetit Publik tha që mjekët dhe shkencëtarët ishin ende duke mësuar rreth virusit vrasës.

“Për shkak se coronavirusi është i ri, ne po mësojmë më shumë çdo ditë për modelet e transmetimit dhe periudhat e inkubacionit. Ne do t’i mbajmë të gjithë të informuar pasi më shumë informacione të bëhen të disponueshme. Rreziku i transmetimit të coronavirusit në L. A County mbetet i ulët”, shtoi ajo. /Telegrafi/ 

Në trend Botë

Më shumë
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të 'të japin pak' për t'i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump

Botë
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet

Amerika
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington

Botë
Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni

Botë
BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

BE thotë se 'do të përgjigjet me vendosmëri' nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Botë
Trump flet për

Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët

Amerika
Kalo në kategori