LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i Rezonancave Magnetike dhe i shërbimeve radiologjike në QKUK

Rritet numri  i Rezonancave Magnetike dhe i shërbimeve radiologjike në QKUK

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është rritur numri i kontrollimeve me Rezonancë Magnetike, Tomografive të Kompjuterizuara (TK – CT), angio TK-CT-ve, biopsive dhe shërbimeve tjera radiologjike.

Siç njofton QKUK, angazhimi i menaxhmentit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe i Klinikës së Radiologjisë, për t’u pajisur me pajisje të reja dhe riorganizimi i punës, kanë ndikuar në rritjen e numrit të shërbimeve të ofruara.


Sipas raportit të kësaj klinike, me angazhimin personelit të klinikës gjatë vitit 2019 janë kryer 9 mijë 133 kontrollime me Rezonancë Magnetike, përderisa në vitin 2018 ishin kryer 5 mijë e 826 kontrollime, përcjell Telegrafi.

Në bazë të të njëjtave statistika, numri i Tomografive të Kompjuterizuara(CT) ka shënuar rritje;
më 2019 janë realizuar 21 mijë e 501, kundrejt 19 mijë e 922, që ishin kryer më 2018. Në vitin 2019 janë kryer 1086 TK angjiografi derisa në vitin 2018 janë realizuar 386 TK angiografi.

Stafi i kësaj klinike, ka rritje për rreth 95% numrin e biopsive të kryera, duke realizuar 707 sosh, kurse një vit më parë ishin krye 362 biopsi.

Rritje ka pasur edhe për sa i përket numrit të radiogrameve(rëntgene) e që janë realizuar 77 mijë 338, krahasuar me vitin paraprak, ku ishin kryer 76 mijë e 668 radiograme.

Gjatë këtij viti, pas pajisjes me aparatin e dytë të Rezonancës Magnetike të dhe një aparati të Tomografisë së Kompjuterizuar (TK – CT), pritet që edhe më tutje të rritet numri i shërbimeve dhe rritet kualiteti i tyre, meqë klinika është furnizuar me tre injektorë automatik.

Klinika e Radiologjisë, është në renovim e sipër, pritet që së shpejti të përurohen hapësirat e reja, duke ofruar kushte optimale për personelin dhe pacientët me pritoren e re. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori