LAJMI I FUNDIT:

Tufa masive karkalecash përfshijnë Keninë, gjendja më e rëndë në 70 vitet e fundit

Tufa masive karkalecash përfshijnë Keninë, gjendja më e rëndë në 70 vitet e fundit

Fotografitë shfaqin gjendjen dëshpëruar të fermerëve në Kenia, të mbjellat e të cilëve po shkatërrohen nga tufa masive të karkalecave.

Këto insekte janë rritur shumë në numër dhe po hanë të gjitha frytet dhe bimët e rritura, mos iu lënë banorëve që të kenë çfarë të vjelin, transmeton Telegrafi.


Kjo është gjendja më e rëndë me karkaleca në 70 vitet e fundit, në këtë zona ku edhe ashtu vuajnë nga uria shkaku i varfërisë së madhe.

Specialistët e Kombeve të Bashkuara, vlerësojnë se kur të arrijnë të reshurat pas dy muajsh numri i karkalecave do të rriten edhe më shumë, para se të largohen në tërësi gjatë thatësisë së qershorit.

“Duhet të veprojmë menjëherë”, ka thënë David Phiri, kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Agrikulturë.

Rreth 50 milion euro nevojitet të investohen në pesticide, që është një ndër mënyrat e vetme për largimin e tyre.

Mirëpo, është problem në disa pjesë të Somalisë, ku veprojnë grupet ekstremiste dhe është vështirë të depërtohet.

Derisa po vazhdon kjo situatë, banorët po mundohen që t’i largojnë karkalecat duke i frikësuar me mjete të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori