LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë, humbin jetën katër persona – shemben pesë ndërtesa

Pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë, humbin jetën katër persona – shemben pesë ndërtesa

Një tërmet i fuqishëm prej 6,8 shkallë të Rihterit ka goditur pjesën lindore të Turqisë, ku si pasojë e lëkundjeve të mëdha kanë humbur jetën katër persona dhe dy tjerë janë lënduar.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 120 kilometra në verilindje të Gaziantep, në një thellësi prej dy kilometrave, transmeton Telegrafi.


Më së shumti është goditur provinca Elazig, e dridhjet janë ndjerë edhe në Irak, Siri, Izrael dhe Liban.

Në lindje të Turqisë janë shkatërruar 5 objekte. Shumë qytetarë të kapluar nga paniku vraponin nëpër të gjitha anët që t’i shpëtojnë më të keqes.

Pas dridhjes së parë, janë ndjerë edhe dy tjerë, njëri prej 5,4 shkallë dhe tjetri 3,3. Në anën tjetër ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soilu, ka konfirmuar se 4 persona kanë humbur jetën.

“Janë shembur 5 ndërtesa e si pasojë e tërmetit të fuqishëm kanë humbur jetën katër persona dhe dy tjerë janë lënduar”, ka shtuar Soilu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”

Amerika
Kalo në kategori