LAJMI I FUNDIT:

E dhimbshme: Çifti ‘braktisin’ fëmijët e tyre në aeroport, pasi kishin simptoma të coronavirusit

E dhimbshme: Çifti ‘braktisin’ fëmijët e tyre në aeroport, pasi kishin simptoma të coronavirusit

Një çift në Kinë ka lënë dy fëmijët e tyre në një aeroport pasi djali i tyre – i cili kishte ethe – u ndalua të fluturonte në mes të një shpërthimi të një virusi të ri vdekjeprurës, sipas mediave kineze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prindërit braktisën djalin dhe vajzën e tyre nga porta e nisjes dhe u nisën më vete për në aeroplan, në qytetin lindor të Nanjing, duke lënë punëtorët e linjës ajrore dhe pasagjerët e tjerë në shok.


Lajmi vjen ndërsa vendi është goditur nga një lloj i ri coronavirusi, i cili ka vrarë të paktën 26 njerëz.

Coronavirusi, pamjet nga Kina që po shpërndahen në rrjetet sociale - panik dhe zemërim në një spital të mbipopulluar
Lexo po ashtu Coronavirusi, pamjet nga Kina që po shpërndahen në rrjetet sociale - panik dhe zemërim në një spital të mbipopulluar

Simptomat e tij janë zakonisht ethe, kollë dhe probleme në frymëmarrje.

Si rezultat, qytetet në të gjithë Kinën kanë forcuar kontrollet shëndetësore në qendrat e transportit.

Gjithsesi, siç është bërë e ditur më vonë, fëmijët u lejuan përfundimisht të hipnin në aeroplanin vendas, raportoi gazeta lokale Yangzi Evening News.

Coronavirusi, njerëzit e infektuar shihen 'të vdekur në rrugë' - Wuhan ngjanë me një 'qytet kufomash'
Lexo po ashtu Coronavirusi, njerëzit e infektuar shihen 'të vdekur në rrugë' - Wuhan ngjanë me një 'qytet kufomash'

Incidenti doli në dritë kur një bloger postoi fotografi të fëmijëve në platformën Weibo, ekuivalentin kinez me Twitter.

Blogeri pretendoi se një çift po shkaktonte një skenë në Aeroportin Ndërkombëtar Nanjing Lukou pasi njëri prej fëmijëve të tyre ishte ndaluar të fluturonte për shkak të etheve.

Një nga fotografitë e postuara nga përdoruesi i uebit tregon dy fëmijë të ulur në vendet në një sallë pritjeje pa mbikëqyrje.

Dy imazhe të tjera tregojnë pasagjerët që presin nga porta e nisjes.

Sipas Yangzi Evening News me bazë në Nanjing, incidenti ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar Nanjing Lukou, i cili shërben kryeqytetit krahinor të Jiangsu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori