Lëvizja Besa: Pushteti duhet të ndalojë trysnitë ndaj aktivistëve tanë
Nëpërmjet një njoftimi të Lëvizjes Besa thuhet se “edhe më tej vazhdon “gjahu” dhe presioni i policisë së shtetit, ndaj aktivistëve të Lëvizjes BESA”.
“Ashtu sikurse muaj më parë, kur aktivistë të forumit rinor të BESËS, ishin shënjestër e arrestimeve dhe ftesave nëpër stacionet policore, tani gjatë këtyre ditëve edhe me dërgimin e kërkesave skandaloze për inicim të procedurave kundërvajtëse nga ana e policisë ndaj 3 aktivistëve të Lëvizjes BESA, të cilët në asnjë rast nuk kanë kryer shkelje ligjore, shkelje të rendit apo qetësisë publike, në aksionet e zhvilluara muaj më parë, pranë kufirit të vendit dhe pikë pagesave, vetëm pse të njëjtit u shprehën mirëseardhje mërgimtarëve shqiptarë me plis dhe me një gotë ujë”, shprehen nga Lëvizja Besa.
Ata shtojnë se forumi Rinor i Lëvizjes BESA, nëpërmjet aktiviteteve guerile, ka dëshmuar që njëherit është edhe simbol i rezistencës së rinisë shqiptare, për dallim nga forumet rinore të partive politike të tjera, të cilët, sipas Lëvizjes besa, heshtën gjatë gjithë kësaj periudhë të kobshme të migrimi të popullatës, veçanërisht rinisë, e cila ngeli e pa mbrojtur dhe pa perspektivë për të ardhmen.
“E kanë gabim ata të cilët lëshojnë zëra se opozita shqiptare qëndron pasive dhe e heshtur kundrejt dështimeve të pushtetit, përkundrazi, sepse është pikërisht Lëvizja BESA, subjekti i vetëm politik që realizoi me qindra aksione politike kundër këtij pushteti. Lëvizja BESA është subjekti i vetmi politik që kurrë nuk iu nënshtrua sulmeve të pushtetit, qoftë nëpërmjet presioneve të proceseve të ndryshme gjyqësore apo arrestimeve të aktivistëve të BESËS, të cilët dëshmuan se janë edhe gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Ata kërkojnë nga organet kompetente ndërprerjen e menjëhershme të të gjithë procedurave kundërvatjëse ndaj aktivistëve të tyr./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj