LAJMI I FUNDIT:

Detajet e ndërtimit të një super-veture nga Ferrari, procesi i gjatë për ta fuqizuar sa më shumë

Detajet e ndërtimit të një super-veture nga Ferrari, procesi i gjatë për ta fuqizuar sa më shumë

Gjatë procesit të punës së një SF90 Stradale, shihet se sa përkushtohet Ferrari për veturat që prodhon

Modeli SF90 Stradale, është ndër më të rëndësishmit nga Ferrari, sepse është i pari hibrid plug-in, që ka motor turbo dysh V8 me 4.0 litra si dhe tre motorë elektrikë, transmeton Telegrafi.

Vetëm motori me V8 prodhon 769 kuaj fuqi, derisa motorët elektrike 217 kuaj fuqi tjera, duke i mundësuar që në total të arrijë 986 kuaj fuqi.


LaFerrari që tani ka dalë prej prodhimit, ka qenë një hibrid i lehtë me 950 kuaj fuqi, mirëpo kapacitetet nuk i kishte sikur që tani arrin SF90 Stradale.

Për një kohë të gjatë, ndërtimi i kësaj makine ka qenë mister, ndërsa tani Ferrari e ka treguar edhe detajet më të vogla të ndërtimit, procesin e gjatë për ta fuqizuar sa më shumë, që të ketë arritje më të mëdha.

Kjo lë të kuptohet, se Ferrari përkushtohet shumë për veturat që i prodhon, në mënyrë që ato të jenë maksimalisht të përsosura dhe të dominojë në treg sa më mirë. /Telegrafi/