LAJMI I FUNDIT:

Në Kumanovë janë regjistruar 64 pacientë me grip

Në Kumanovë janë regjistruar 64 pacientë me grip
Foto ilustruese

Gjatë javës së kaluar në Kumanovë janë regjistruar 64 persona nga gripi. Që nga fillimi i muajit në tetor, në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë janë regjistruar 150 pacientë të sëmurë me grip.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve nga fillimi i sezonit, 44 persona kanë kërkuar ndihmë nga mjekët e Repartit infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“106 pacientë të prekur nga gripi janë të moshës prej 15 deri 64 vjet, më pas 30 të sëmurë fëmijë prej 5 deri 14 vjet|, tha Jadranka Stamenkovska udhëheqëse në QSHP Kumanovë.

Maqedoni, regjistrohen 1.100 të sëmurë nga gripi
Lexo po ashtu Maqedoni, regjistrohen 1.100 të sëmurë nga gripi

Ajo thotë se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit ka më shumë të sëmurë nga gripi./Telegrafi/