LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, pamjet nga Kina që po shpërndahen në rrjetet sociale – panik dhe zemërim në një spital të mbipopulluar

Coronavirusi, pamjet nga Kina që po shpërndahen në rrjetet sociale – panik dhe zemërim në një spital të mbipopulluar

Në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një video, në të cilën thuhet se tregohet situata në një nga spitalet e Wuhan, një qytet kinez me 11 milionë banorë, ku edhe supozohet se filloi epidemia e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vërtetësia e videos nuk mund të konstatohet, megjithatë, reporterët e CNN kanë analizuar regjistrimin dhe dialektet e njerëzve në të dhe besojnë se mund të ishte autentik.

Gjithashtu, siç thuhet tutje, ajo që shihet në video është në përputhje me ato që raportojnë mediat kineze.


Pamjet tregojnë një korridor të mbushur me pacientë, ndërsa një punonjëse e spitalit bërtet: “Ndaloni të flisni, dëgjoni. Qetësi”.

Ajo udhëzon punonjësit e tjerë që të rendisin të gjithë personat që vijnë për rezultatet e testit.

Coronavirusi, njerëzit e infektuar shihen 'të vdekur në rrugë' - Wuhan ngjanë me një 'qytet kufomash'
Lexo po ashtu Coronavirusi, njerëzit e infektuar shihen 'të vdekur në rrugë' - Wuhan ngjanë me një 'qytet kufomash'

“Të gjithë ata që vijnë për rezultatet duhet ta shoqërojnë këtë të ri në hyrje dhe të rreshtohen. Mos u nervozoni”, thotë punonjësi.

Wuhan, nga supozohet ta ketë origjinën virusi, është “futur në karantinë”, pasi virusi vazhdon të përhapet.

Ndryshe, Kina deri më tani ka konfirmuar për 830 raste të prekura me virusin dhe 25 vdekje.

Simptomat përfshijnë ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje dhe në raste më të rënda, mund të shkaktojë pneumoni, si dhe dështim të veshkave. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=41&v=aqQKjQdeUDo&feature=emb_title

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori