LAJMI I FUNDIT:

Eminem më në fund del me deklaratë zyrtare për të sqaruar ata që u ofenduan nga kënga e tij në lidhje me sulmet e Manchesterit

Eminem më në fund del me deklaratë zyrtare për të sqaruar ata që u ofenduan nga kënga e tij në lidhje me sulmet e Manchesterit
Eminem (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Eminem ka lëshuar një deklaratë duke adresuar reagimet që ka marrë për albumin e ri polemik, “Music To Be Murdered By”, duke u thënë njerëzve që ky album ishte ‘i projektuar për t’u shokuar’.

Kur albumi i tij i befasishëm u publikua pa paralajmërim javën e kaluar, shumë njerëz e kritikuan reperin për frazën aspak të papërshtatshme në një nga këngët e tij, që lidhje me sulmin fatkeq që ndodhi në Manchester Arena në vitin 2017, në një koncert të Ariana Grandes, ku humbën jetën 22 njerëz të pafajshëm, shkruan Lad Bible.

Në këtë këngë e cila titullohet “Unaccommodating”, Eminem citon vargjet: “Por unë po mendoj të bërtas ‘Bomba atje’ në lojë; Sikur të isha jashtë një koncerti të Ariana Grande duke pritur”.


Pas kryqëzimit që iu bë në rrjetet sociale, Eminem ka publikuar një imazh të një letre me pika gjaku në Instagram, ylli tani i është përgjigjur kritikave – duke treguar që albumi nuk ishte bërë për të tilla qëllime.

https://www.instagram.com/p/B7qrpIHhRFK/

Duke e filluar letrën me “të nderuar dëgjues të butë”, muzikanti tha: “Në botën e sotme vrasja është bërë aq e zakonshme saqë ne jemi një shoqëri e fiksuar dhe e magjepsur prej saj”.

“Unë mendova pse të mos bëj një sport për të, dhe vrasje mbi rrahje. Kështu që para se të hidhni armën, ju lutem më lejoni të shpjegoj.

“Ky album nuk është bërë për t’u përfolur. Nëse ju ofendoheni lehtësisht ose nuk jeni të mërzitur në britmat e vrasjeve të përgjakshme, kjo mund të mos jetë koleksioni për ju.

“Disa zgjedhje janë krijuar për të tronditur ndërgjegjen, e cila mund të shkaktojë veprim pozitiv. Fatkeqësisht, errësira ka rënë me të vërtetë mbi ne.

“Kështu që ju e shihni, vrasja në këtë rast nuk është gjithmonë fjalë për fjalë, as e këndshme. Këto bare janë menduar vetëm për thikat më të mprehta në sirtar.

https://www.instagram.com/p/B7e4UAhBiKC/

“Për viktimat e këtij albumi, ju mund të pushoni në paqe. Për pjesën tjetër, ju lutemi dëgjoni më nga afër herën tjetër. Mirëmëngjes!

“Me simpatinë më të thellë, Eminem”, ka përfunduar letrën e tij reperi me famë mbarëbotërore.

Së bashku me përmendjen e koncertit të Ariana Grandes në këngën “Unaccommodating”, gjatë së njëjtës strofë, Eminem adreson edhe grindjen e tij të vazhdueshme me kolegun e tij muzikant, Machine Gun Kelly.

Në një nga këngët tjera të albumit, ka edhe një dedikim për të ndjerin Juice WRLD, i cili vdiq në moshën 21 vjeçe në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Eminem (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Driloni në taka, merr “propozimin” nga Edi te këndi i Etna Group në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori