LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Propozim-ligji për Prokurori Publike është zgjidhje strukturore dhe sistematike

Zaev: Propozim-ligji për Prokurori Publike është zgjidhje strukturore dhe sistematike

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se “Propozim-ligji për Prokurori Publike është bërë që politikanët të mos kurdisin prokurorë, por të jetë zgjidhje strukturore dhe sistematike larg duarve të politikanëve”.

“Me këtë ligj garantohen të gjithë rastet aktuale, procedurat parahetimore të nisura, hetimet, proceset gjyqësore pa dallim se për cilën bëhet fjalë, duke përfshirë këtu edhe lëndët e PSP-së, por edhe të Prokurorisë për Krim të Organizuar. Nëse OBRM-PDUKM është për një zgjidhje të tillë unë ju bëj thirrje, dhe këtë me siguri do ta bëjë edhe ministrja e Drejtësisë si lidere e grupit të punës nga ana jonë, që nesër të ulen grupet e punës dhe menjëherë të bisedojnë”, thotë Zaev i cili shton se në të kundërtën kjo mbetet vetëm një vërtetim serioz se dikush vepron dhe ekziston vetëm që të ndalojë përgjegjësinë për krimin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai për konferencën e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ku tha se nuk do të marrin pjesë në bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike nëse s’pranohen vërejtjet dhe propozimet e tyre, tha se e gjithë kjo është rezultat i instruksioneve që vinë nga Budapesti.


Mickoski: OBRM-PDUKM-ja nuk do të pranojë ligj jokushtetues për Prokurorinë Publike
Lexo po ashtu Mickoski: OBRM-PDUKM-ja nuk do të pranojë ligj jokushtetues për Prokurorinë Publike

“Me kërkesën e opozitës që të propozohet prokurori publik, Mickoski dërgon mesazh se ka për qëllim të mbesë në opozitë”, tha mes tjerash Zaev.

Gjithashtu ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zaev përmendi se me miratimin e këtij ligji do të mund të jepen argumente shtesë liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe Komisionit Evropian kur të vendosin nëse do të fillojnë bisedimet mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori