LAJMI I FUNDIT:

Kishin ardhur për ndihmë nga SHBA, tre të vdekur ndërsa aeroplani që luftonte zjarret rrëzohet në Australi

Kishin ardhur për ndihmë nga SHBA, tre të vdekur ndërsa aeroplani që luftonte zjarret rrëzohet në Australi

Tre persona kanë vdekur pasi një aeroplan me ujë i cili po luftonte me zjarret në Australi u rrëzua në Uellsin e Ri Jugor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Shërbimi Zjarrit Rural i Uellsit të Ri Jugor që ka konfirmuar vdekjen e tyre në mediat sociale këtë mëngjes.


Të tre anëtarët në bordin e “cisternës ajrore” C-130 Hercules vdiqën në përplasje pasi aeroplani humbi kontaktin në rajonin Snowy Monaro të shtetit australian, dy orë në jug të kryeqytetit, Canberra.

Tre anëtarët e ekuipazhit nuk janë identifikuar, por zyrtarët thanë se ata ishin banorë të SHBA-së.

Më herët shërbimi zjarrfikës ka thënë se një numër helikopterësh po kërkonin për aeroplanin e rrëzuar.

Shërbimi i zjarrfikësve tha që ekuipazhi amerikan ishte kontraktuar me Australinë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve gjatë sezonit më të keq të vendit.

Më shumë se 80 flakë janë ende të “trazuara” nëpër NSW mes një kthimi të temperaturave të larta dhe erërave të forta.

Ishte e paqartë se çfarë e kishte shkaktuar aeroplanin të rrëzohej, tha Komisioneri Shane Fitzsimmons. /Telegrafi/

S

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori