LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga paraburgimi “Burdushi”

Lirohet nga paraburgimi “Burdushi”

Hysri Peqani, i njohur ndryshe si “Burdushi”, është liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, avokati i tij mbrojtës, Asdren Hoxha.

“Sot është liruar nga paraburgimi”, tha shkurtimisht ai, duke mos dhënë më shumë detaje.


“Burdushi” ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prizren në muajin nëntor të vitit 2019. Ai ishte  dënuar me një vit burg dhe 5000 euro gjobë për veprën penale “mashtrim”.

“Burdushi” sërish shpallet fajtor për mashtrim, dënohet me 1 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë
Lexo po ashtu “Burdushi” sërish shpallet fajtor për mashtrim, dënohet me 1 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë

Ai akuzohej se më 20 qershor 2014, deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthitje personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro. /Telegrafi/