LAJMI I FUNDIT:

Një film me “Enver dhe Nexhmije Hoxhën”

Një film me “Enver dhe Nexhmije Hoxhën”

Filmi i titulluar “Gjirokastra” do të sjellë diktatorin Enver Hoxha me Nexhmijen. Dy rolet protagoniste i përkasin Neritan Liçajt dhe Linda Jaranit.

“Ka ndjeshmëri të ndryshme me këtë figurë. Për shembull, nëse i madhi Sandër Prosi portretizoi Ismail Qemalin, që ishte një figurë shumë e bukur historike, por pak e largët për shqiptarët e kohës kur u xhirua filmi (fakt që paraqet dhe vështirësi për aktorin, prandaj Sandri ishte i madh), Hoxhën shumë shqiptarë e kanë të freskët si figurë. Kështu, materiali qoftë historik, apo qoftë viziv ishte më i bollshëm. Kur ka ndërruar jetë Enver Hoxha, unë për shembull kam qenë 17 vjeç, pra e kam pranë si figurë”, ka thënë Liçaj.


Filmi, xhirimet e të cilit kanë përfunduar, flet për periudhën e prishjes së marrëdhënieve me Rusinë dhe fatit të grave ruse në vitet 1960. /Ora News/

Në trend Kultura

Më shumë
Romët

Romët

Kulture
Amaneti i Visarion Xhuvanit

Amaneti i Visarion Xhuvanit

Kulture
INTIME

INTIME

Poezi
Kanuni dhe pesha e gurit

Kanuni dhe pesha e gurit

Kulture
EPIKA

EPIKA

Poezi
CAKU

CAKU

Poezi
Kalo në kategori