LAJMI I FUNDIT:

Sot pritet vendimi për rastin “Syri i Popullit”

Sot pritet vendimi për rastin “Syri i Popullit”

Sot pritet të merret vendimi përfundimtar për rastin e njohur si “Syri i Popullit” ku kishin dëshmuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Prokuroria liron dy të akuzuar në rastin “ Syri i Popullit”, kërkon që të tjerët të shpallen fajtorë
Lexo po ashtu Prokuroria liron dy të akuzuar në rastin “ Syri i Popullit”, kërkon që të tjerët të shpallen fajtorë

Javën e kaluar, të akuzuarit dhanë fjalën e tyre përfundimtare. Sadri Ramabaja e cilësoi procesin si të montuar politikisht, ndërsa vet prokurorin si të ndikuar. Ai deklaroi se i gjithë procesi ishte inskenuar nga klani “Pronto”.


“Syri i Popullit”, avokati i Ramabajës: Rasti është i montuar
Lexo po ashtu “Syri i Popullit”, avokati i Ramabajës: Rasti është i montuar

Prokurori Sylë Hoxha në fjalën e tij përfundimtare ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë.

Po javën e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës hoqi dorë nga ndjekja penale për Lirije Luzhën dhe Sabit Berisha të cilit ishin si të dyshuar në këtë rast.