LAJMI I FUNDIT:

Brenda vendpushimit luksoz në Korenë e Veriut, të ndërtuar “nën urdhrat” e Kim Jong-un

Brenda vendpushimit luksoz në Korenë e Veriut, të ndërtuar “nën urdhrat” e Kim Jong-un

Fotografitë tronditëse zbulojnë një vendpushim luksoz të Koresë së Veriut të ndërtuar “nën urdhrat” e udhëheqësit Kim Jong-un.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, diktatori siç duket ka “injoruar” sanksione globale, të vendosura për mbretërinë hermetike për shkak të armëve bërthamore dhe programit të raketave.

Pamjet thuhet se tregojnë se si vendasit janë duke pushuar në dhjetëra pishina termike, me hapësirat që gjithashtu mburren me terrene për ski dhe pajisje hoteliere, bare, si dhe një palestër.

Sidoqoftë, një ekspert i Koresë së Veriut beson se të vetmit koreanë që përfitojnë do të jenë elitat.

Markus Bell, analist dhe studiues i Koresë së Veriut në Universitetin La Trobe të Australisë, tha se kjo përfaqëson “një sukses tjetër ‘arritjet’ e Kim Jong-un”.

“Duke parë fotot, është befasuese të shohësh se sa të ngjashme duken skenat në shumë vendpushime të Koresë së Jugut”, ka shtuar ai.

Ndryshe, kohët e fundit Koreja e Veriut ka filluar një numër projektesh që shfaqin jetesën luksoze.

Vitin e kaluar, ajo hapi një qendër tregtare në Pyongyang, e cili u duk se po “sfidonte” një embargo të OKB-së për mallrat luksoze duke shitur marka të tilla si Chanel, Rolex, Nike dhe Fila.

Daily NK, një gazetë në internet me qendër në Korenë e Jugut, tha se projektet Wonsan dhe Yangdok kishin shkaktuar pakënaqësi në ushtri, të cilët ishin angazhuar në ndërtim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

G7 përfundon takimin e nivelit të lartë me një paralajmërim të fortë për Kinën

Botë
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi

Botë
Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Publikohen rregullat për të cilat Biden dhe Trump kanë rënë dakord për të zhvilluar debatin e parë midis tyre

Botë
Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Tetë ushtarë izraelitë vriten brenda Gazës në një nga incidentet më vdekjeprurëse për forcat e Izraelit

Botë
Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Aleati skeptik i qeverisë së Ukrainës betohet si presidenti i ri i Sllovakisë

Botë
Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Evropa
Kalo në kategori