LAJMI I FUNDIT:

Koreja Veriore ndalon hyrjen e turistëve për shkak të virusit kinez

Koreja Veriore ndalon hyrjen e turistëve për shkak të virusit kinez

Koreja e Veriut ka ndaluar përkohësisht hyrjen e të gjithë turistëve të huaj në vend për shkak të frikës nga përhapja e koronavirusit kinez.

Dy operatorë të huaj turistikë zbuluan sot se zyrtarët veri-koreanë u thanë atyre se kufijtë do të mbyllen derisa virusi të vendoset ‘mirë nën kontroll’.

Një kompani ajrore e Koresë së Jugut gjithashtu ka njoftuar se do të shtyjë nisjen e fluturimeve të saj të lira për në Wuhan, qyteti kinez në qendër të shpërthimit të virusit.


T’way Air tha se vendimi ishte ‘i pashmangshëm’ duke pasur parasysh numrin në rritje të të prekurve nga gripi në Azi që ka arritur tashmë në gjithsej 325.

Gjashtë pacientë kanë vdekur nga infeksioni i ngjashëm me SARS, i cili është përhapur në Tajvan, si dhe në Tajlandë, Korenë e Jugut dhe Japoni.

Shkencëtarët janë duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të kontrollojnë shpërthimin e virusit ende të panjohur, për të cilin zyrtarët konfirmuan dje se ka kaluar midis njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Botë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

Amerika
Kalo në kategori