Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në 14-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë se ai ka qenë përfaqësuesi dhe artikuluesi më i mirë për liri dhe pavarësinë e Kosovës.
Në akademinë përkujtimore që LDK mbajti sot për të nderuar veprën e Rugovës, Mustafa theksoi rëndësinë e tij në shtet-formimin e Kosovës.
“Humanist i rrallë, dijetar i mbrehtë mbi të gjitha njeri i urtë, por shumë konsistent në pikëpamjet dhe qëndrimet e tij, Rugova u bë zëri i plotë i popullit të tij kudo në botë. U bë përfaqësuesi dhe artikuluesi më i mirë dhe më i besueshëm i synimeve të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci”, tha ai.
I pari i LDK-së, duke folur për presidentin Rugova, tha se ai do të kujtohet gjithmonë si një politikan i urtë dhe këmbëngulës.
“Rugova do të kujtohet përgjithmonë si politikan i urtë, por këmbëngulës që synonte të edukonte me konceptet, mendimet e humanizmin, skenën e ashpër politike në Kosovë. Rugova thërriste për mirëkuptim për solidaritet të brendshëm, thërriste për dominim të arsyes. Kjo thirrje është aktuale edhe sot aq sa ishte edhe aktuale edhe periudhën në të cilën jetoi Ibrahim Rugova”, u shpreh Mustafa.
Mustafa mes tjerash theksoi se ish-presidenti Rugova më mirë se kushdo tjetër e ka dëshmuar se Kosova i takon Evropës, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe në pikëpamje kulturore.
“Rugova më mirë se kushdo tjetër e provoi se Kosova i takon Evropës, jo vetëm gjeografikisht e historikisht, por edhe politikisht dhe në pikëpamje kulturore. Mbi këtë koncept, ai i krijoji Kosovës shumë miq, të cilët pastaj patën ndikim shumë në ndërtimin e aspiratës të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi’, tha Mustafa.
Pas një sëmundje të rëndë më 21 janar të vitit 2006, ish-presidenti dhe njëherësh kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë. Çdo përvjetor, përfshirë edhe të sotmin qytetarë dhe anëtarë të LDK-së bëjnë homazhe te varri i tij. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!