Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpresin iniciativën e fundit për rinisjen e fluturimeve komerciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Odat këtë e konsiderojnë si hap përpara në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe lirisë së lëvizjes së njerëzve dhe mallrave ndërmjet shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“OEK dhe Oda Amerikane përsërisin qëndrimin se tregtia e lirë është një faktor esencial në të mundësuarit e rritjes ekonomike përmes efikasitetit dhe inovacionit të shtuar, shkëmbimit tregtar, cilësisë më të lartë dhe çmimeve më të ulëta për konsumatorët e rajonit, prandaj barrierat në tregti nuk janë në linjë me frymën e zotimeve të dhëna në kuadër të marrëveshjeve për tregti të lirë, kornizës së bashkëpunimit rajonal të përcaktuar në kuadër të procesit të Berlinit dhe zotimeve të shteteve për avancimin e rrugëtimit në integrimin evropian. Bashkëpunimi ekonomik rajonal vetëm sa do të përmirësonte perceptimin për rajonin në sytë e investitorëve të huaj, prandaj, rinisja e fluturimeve do të ofronte përfitime vitale ekonomike, si dhe do të kontribuonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe rajonit në tërësi”, thuhet në njoftimin e odave, përcjell Telegrafi.
Në fund, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane thërrasin autoritetet në vend dhe në Serbi të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për implementimin e duhur të marrëveshjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Holiday In 2” ofron stilin e jetesës që ju meritoni
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Njoftim për ish punëtorët e 10 ndërmarrjeve shoqërore
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit