Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, përmes një njoftimi për media ka paralajmëruar subjektet politike për pagesën e gjobave të papaguara të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, ka njoftuar subjektet politike që brenda 15 ditëve kalendarike duke filluar nga data 17 janar deri me 31 janar 2020, të paguajnë gjobat e shqiptuara nga PZAP-i ndaj tyre për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të 06 tetorit 2019, në të kundërtën PZAP-i do të jetë i detyruar që të zbatoj ligjin e aplikueshëm, respektivisht do të shqipton dënime shtesë për secilin vendim veç e veç, si dhe do të zbatojë ligjin e aplikueshëm të procedurës përmbarimore nr. 04/L-139.
“Neni 120, paragrafi 2. të LZP-së, përcakton se dështimi për të paguar dënimin apo për t’ju bindur një urdhërese të PZAP-it brenda periudhës kohore të saktësuar ne vendimin e PZAP-it është një shkelje tjetër e këtij ligji që mund të sanksionohet me dënim shtesë nga PZAP-I”, thuhet në njoftim.
PZAP-i, në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të 06 tetorit 2019, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike dhe atë: Gjithsej gjoba- 360,000.00 euro; Gjoba të paguara- 84,900.00 euro; Gjoba të papaguara-275,100.00 euro.
Më poshtë mund t’i shihni partitë të cilat kanë paguar gjobat dhe ato që nuk kanë paguar.
- Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK = 74,850.00 euro- Nuk ka paguar
- Partia Demokratike e Kosovës – PDK = 100,100.00 euro- Ka paguar 45,000.00 euro, ndërsa nuk ka paguar 55,100.00 euro,
- Lëvizja Vetëvendosje = 14,100.00 euro-Nuk ka paguar
- Lista Serbe = 36,500.00 euro – Ka paguar
- Koalicioni AAK-PSD = 89,600.00 euro- Nuk ka paguar
- Koalicioni Nisma- AKR- PD = 33,900.00 euro- Nuk ka paguar
- PREBK = 250.00 euro- Nuk ka paguar
- IRDK Lendrit Qeli = 1,200.00 euro- Ka paguar
- Koalicioni Sloboda = 5,100.00 euro-Nuk ka paguar
- PLE = 1,100.00 euro- Ka paguar
- VAKAT = 1,100.00 euro- Nuk ka paguar
- KDTP = 1,100.00 euro- Nuk ka paguar
- PG = 1,100.00 euro-Ka paguar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve