LAJMI I FUNDIT:

Cerrone u mposht nga McGregor, Dan Bilzerian thuhet se humbi mbi 1 milion dollarë bast

Cerrone u mposht nga McGregor, Dan Bilzerian thuhet se humbi mbi 1 milion dollarë bast

Dan Bilzerian, i njohur si lojtar i pokerit, por edhe personazh i famshëm në Instagram thuhet të ketë vënë bast një shumë të madhe në favor të Donald Cerrone në ngjarjen kryesore UFC 246 kundër Conor McGregor.

McGregor ka arritur të triumfoj pas vetëm 40 sekondave në përballjen e tij me amerikanin Cerrone.


Kjo fitore ka lënë shije të hidhur për të famshmin e Instagramit, Dan Bilzerian.

Të gjitha lajmet rreth meçit McGregor-Cerrone
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth meçit McGregor-Cerrone

Ai bëri një postim me një grumbull të madh parash në tavolinë, duke shkruan se po vë bast disa “para xhepi” për fitoren e Cerrones.

https://twitter.com/DanBilzerian/status/1218703287676858368

Megjithatë, për fat të keq për të, veterani amerikan i UFC-së u mposht që në raund të parë nga irlandezi.

Besohet se Bilzerian humbi mbi 1 milion dollarë pas humbjes së Cerronës. /Telegrafi/