LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Kurtit për kryeministër, ai duhet ta pranojë ose refuzojë

Thaçi: Kam nënshkruar nominimin e Kurtit për kryeministër, ai duhet ta pranojë ose refuzojë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet. Prandaj, sipas tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit.

Pas takimit me ish-ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, Hashim Thaçi tha se është në vullnetin e spektrit politik që ta përmbyll me sukses procesin e 6 tetorit.

Thaçi mes tjerash tha se i mbetet kryetarit të partisë që doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit që ta bëjë hapin, ndryshe duhet ta deklarojë refuzimin si mandatar për udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.


“Koha po kalon… Unë duke menduar që do ta pranon, sepse është një rregull i pashkruar…, e kam nënshkruar atë ditë nominimin e zotit Kurti si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës. Ai nominim i nënshkrimi tim është ende në tavolinën time të punës këtu. Shpresoj që nuk kalon kohë të gjatë dhe zoti Kurti që të reflekton në kuptimin e pranimit të nominimit, në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin”, ka thënë Thaçi, raporton KP.

Për këtë ai u shpreh i bindur që do të respektojë Kushtetutën e Kosovës, dhe ligjet.

“Në çdo veprim timin do ta respektoj në tërësi kushtetutën dhe ligjet. Respektoj shumë opinionet e ekspertëve por unë nuk shkel as kushtetutë as ligj”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori