Për mënyrën shpenzimit të mjeteve financiare të fondit rezervë nga ana e Qeverisë Haradinaj, shpesh herë ka pasur kritika nga shoqëria civile për ‘shterjen’ e këtij fondi në mënyrë jo të drejtë. Për vitin që lamë pas kjo qeveri ka harxhuar fondin e kësaj kategorie prej 6 milionë e 100 mijë euro, ndërsa për dy muajt e parë të vitit 2020 fondi i rezervës është 1.2 milion euro, i paraparë nga 1/12 e ligjit të buxhetit 2019.
Në janar të këtij viti, në mbledhjen e fundit të qeverisë në dorëheqje, janë ndarë mjete financiare në vlerë prej 250 mijë euro nga nën-programi për shpenzime të pa parashikuara për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH.
Zëvendësministri në detyrë i Financave, Fatmir Gashi thotë në një intervistë për KosovaPress, se edhe pse nuk është miratuar buxheti për vitin 2020, këto mjete të cilat u ndanë ditë më parë për koalicionin Global ISIS në vlerë prej 250 mijë euro janë ndarë nga fondi rezervë që aktualisht është 1 milion e 200 mijë euro nga 1/12 e ligjit të buxhetit për vitin 2019.
Gashi thotë se për vitin që lamë pas është shpenzuar e tërë rezerva në vlerë prej 6 milionë e 100 mijë euro.
“Në atë fond kanë mbetur mjete sikur krejt fondet tjera, 1/12 e tij është edhe në këta dy muajt të parë. 1/12 e fondit që ka qenë 6 milionë e 100 mijë që i bie diku 600 mijë euro janë për muajin e parë të këtij viti për me i shfrytëzuar, ato mund të shfrytëzohen, por nuk do të thotë që duhet të shfrytëzohen për gjithçka, por mund të shfrytëzohen për rastet kur ka nevojë shfrytëzimi i tyre”, deklaron Gashi.
Për mënyrën dhe shumën e shpenzimit të parave nga rezerva, Gashi thotë është vazhdimësi e qeverive parapake.
Megjithatë, kanë mbetur edhe më pak se një muaj deri në festimin e përvjetorit të 12-të të pavarësisë së Kosovës, Gashi thotë se mjetet financiare do të sigurohen nga rezerva, por që nuk tregon se sa është ajo shumë. Kujtojmë se për vitin paraprak, Qeveria kishte paraparë 600 mijë euro për festimin e Pavarësisë.
“Ka qenë një mënyrë në kontinuitet i ndarjes, prej vitit 2014 për shfrytëzimin e rezervës është për afërsisht e njëjtë, sillet prej 4 milionë e 900 mijë ku ka qenë më e ulëta, deri 8 milionë e 100 mijë dhe sivjet (2019) ka qenë 6 milionë e 100 mijë. Është një kontinuitet i shfrytëzimit. Nëse e analizojmë mirë, më shumë ka mosplanifikim të mirë të buxhetit dhe detyrim pastaj për shfrytëzim të atij fondi se sa që ka diçka tjetër… 1/12 e buxhetit është dhe për 17 shkurt i kemi mjetet, nuk është problem për ato mjete. Ka mjete për festimin pavarësisë. Është e paraparë me 1/12 e buxhetit. 600 mijë euro janë për muajin e parë edhe 600 mijë për muajin e dytë, kështu që nuk ka problem për festimin”, thotë Gashi.
Duke folur për projektin e shumë përfolur të autostradës së Dukagjinit, zëvendësministri Gashi thotë se në draftimin e buxhetit 2020 nga ana Ministrisë së Financave, ky projekt është paraparë projektim dhe fizibilitet, por jo edhe për ndërtim.
“Unë sa e di projekti i autostradës së Dukagjinit me këtë projektbuxhet është i paraparë vetëm në pjesën e projektimeve, fizibilitetit, e jo si autostradë për ndërtim. Pa përfunduar faza e fizibilitetit, ndikimi socio ekonomik i asaj autostrade, dhe pa u plotësuar të gjitha këto kritere nuk mund të flitet ende për ndarjen e mjeteve buxhetore për autostradë”, thotë Gashi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen
A kanë darkuar së bashku Shkëlzen Berisha dhe Erion Veliaj, reagon kryebashkiaku i Tiranës
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'