LAJMI I FUNDIT:

Avokati Arianit Koci, fton Haradinajn si dëshmitar në rastin ‘Veteranët’

Avokati Arianit Koci, fton Haradinajn si dëshmitar në rastin ‘Veteranët’
Arianit Koci, avokat

Avokati Arianit Koci, ka njoftuar se ka ftuar kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn në cilësinë e dëshmitarit, për rastin “Veteranët”.

Sipas Kocit ai mund të sqarojë që edhe logjistika ka qenë pjesë e veteranëve.

“Kam vendosur që ta ftoj Ramush Haradinaj si dëshmitar në cilësinë e komandantit të zonës operative të Dukagjinit. Ai mund t’i sqarojë shumë çështje, që edhe logjistika ka qenë pjesë e veteranëve, është ekspert i fushës ushtarake.”


Gjatë ditës është bërë e ditur se edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh njëri nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është propozuar si dëshmitar në gjykimin e rastit të njohur si “Veteranët.

Sipas Kocit ai mund të ketë informacione për rastin.

“Hashim Thaçi ka negociuar transformimin e UÇK-së në TMK dhe ka informacione” tha ai në T7.

Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.