Meghan Markle përfitoi plotësisht nga pavarësia e saj e re nga Kurora kur ajo u fut vetë në një aeroport kanadez për të pritur një nga miket e saj, e cila udhëtoi për në ShBA gjatë fundjavës.
Dukesha e Sussex-it ishte parë në fotografitë e siguruara ekskluzivisht nga DailyMail.com e parkuar jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Victorias të enjten pasdite.
Ajo dukej se ishte me disponim të mirë ndërsa bisedonte me një shok mashkull në sediljen e përparme, për të cilin besohej se ishte roja personale, për rreth 10 minuta derisa mbërriti mikesha e saj Heather Dorak.
Zonja Dorak, e cila erdhi nga San Antonio, Teksas, por jeton në Kaliforni, u bë mori pjesë në dasmën mbretërore në maj të vitit 2018 me burrin e saj Matt Cohen. Ajo drejton markën “Pilates Platinum”.
Shoqet ishin gjithashtu të dyja shtatzëna në të njëjtën kohë në fund të vitit 2018, por fëmijët e tyre nuk ishin me ta në mbërritje dje pasdite.
5.000 milje larg në Londër, burri i saj Harry bëri paraqitjen e tij të parë në publik që nga ngjarjet e fundit që morën dhenë.
Paraqitja në aeroport e Meghanit erdhi tetë ditë pasi ajo dhe Princi Harry njoftuan se do të hiqnin dorë nga detyrat e tyre si mbretërorë do të ndanin kohën e tyre midis Mbretërisë së bashkuar dhe Amerikës së Veriut.
Meghan u pa e veshur me një pallto të zezë, syze dielli me madhësi të madhe dhe kapuç me lesh.
Ajo hoqi syzet e diellit për një moment të shkurtër para se t’i vinte përsëri për të bllokuar diellin e ashpër të ditës së vonë.
Një buzëqeshje u përhap në fytyrën e saj kur vuri re që shoqja e saj i afrohej veturës me një valixhe dhe çantë tërheqëse.
Dukesha e Sussex-it pati paraqitjen e saj të parë publike pas “skandalit mbretëror”, të martën në Vankuver, kur vizitoi një strehimore të grave në lagjen më të varfër të Kanadasë.
Harry pritet të bashkohet me Meghanin në Kanada së shpejti, pasi kaloi kohën në Britani për të hartuar kushtet për çiftin që u largua gjatë një samiti me Mbretëreshën, Princin Charles dhe Princin William në Sandringham të hënën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjesti i ashpër me G Banin: Unë në spital, ti po pije verë
Shakira ‘i vë flakën skenës’ në ndarjen e çmimeve Grammy me kërcimin e saj të famshëm: U rikthye me performancë në ceremoni pas 18 vitesh
Video ku shihet Gjesti duke hedhur alkool në fytyrën e Loredanës, gjatë ‘dasmës’ në BBVA
"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin
Video ku shihet Gjesti duke hedhur alkool në fytyrën e Loredanës, gjatë ‘dasmës’ në BBVA
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet