LAJMI I FUNDIT:

Hapi i parë drejt paqes në Libi?

Hapi i parë drejt paqes në Libi?

Të dielën qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kancelares palët e konfliktit në Libi dhe përkrahësit e tyre jashtë vendit. Me këtë konferencë Gjermania shpreson të arrihet stabiliteti për të gjithë rajonin.

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”, sikurse theksohet në ftesën për konferencën. Libia është ende larg kësaj. Ka një qeveri të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli nën Fajis al-Sarradsch, e cila kontrollon vetëm një pjesë të vogël të Libisë. Nga ana tjetër gjenerali i rebelëve, Chalifa Haftar me milicët e tij e vë gjithnjë e më shumë nën presion qeverinë, kryesisht në lindje dhe në jug të vendit, ku ndodhen shumica e fushave të naftës.

Gjendja ndërlikohet nga ndërhyrja e fuqive të huaja. Turqia mbështet p.sh. qeverinë në Tripoli. Ankaraja ndërkohë ka dërguar edhe ushtarë në Libi. Nga ana tjetër Rusia si dhe Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin Haftarin dhe e ndihmojnë atë ushtarakisht deri diku fare hapur. Edhe BE-ja është e përçarë lidhur më çështjen e Libisë. Franca flitet se mbështet Haftarin, ish-fuqia kolonialiste Italia është e afërt me Sarradsch.


Pas shumë përgatitjesh në nivelin e nëpunësve, qeveria gjermane tani ka ftuar në kancelari në Berlin përfaqësuesit e nivelit më të lartë: Dy rivalët Sarradsch dhe Haftar, kryetarët e qeverive dhe të shteteve të vendeve më të rëndësishme të përfshira direkt ose indirekt si dhe përfaqësuesit e BE-së, të Unionit Afrikan dhe të Ligës Arabe. Meqënëse ky takim zhvillohet nën mbikqyrjen e OKB-së do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB.së, Antonio Guterres.

Çelësi për të gjithë rajonin

Çfarë mund të arrijë kjo konferencë? Rainer Breul, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, thotë, se në të nuk bëhet fjalë për bisedime paqeje. “Qëllimi është, që aktorët ndërkombëtarë të bien dakord për kushtet, në mënyrë që ta kufizojnë influencën e tyre në terren.” Kancelarja Merkel të martën (14.01) në një mbledhje të grupit parlamentar, sipas pjesëmarrësve në të është shprehur: “Për aq kohë sa atje vazhdimisht hyjnë mallra ushtarake nga jashtë do të vazhdojnë betejat ushtarake dhe vendi nuk mund të gjejë qetësi” e po kaq shumë do të zgjasë edhe gjetja e një zgjidhjeje politike. Kancelarja e konsideron si shenjë të mirë, që presidenti rus Putin dhe ai turk Erdogan, vendet e të cilëve qëndrojnë në anë të ndryshme në konfliktin e Libisë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Por rëndësia e konferencës së Berlinit shkon përtej Libisë. Sipas politikanit kristiandemokrat të ngarkuar me punët e jashtme, Jürgen Hardt, çlirimi i Libisë është „çelësi për stabilizimin e mëtejshëm të Afrikës së Veriut dhe asaj Perëndimore. Nëse ia dalim ta orientojmë Libinë drejt një të ardhmeje paqësore, ky do të ishte një gur themeltar për të gjithë rajonin”.

Një aspekt i rëndësishëm është që të dy rivalët brenda Libisë Sarradsch dhe Haftar do të vijnë në Berlin dhe nëse ata do të takohen direkt mes tyre atje. Në takimin në Moskë të martën (14.01) me sa duket përballja direkte dështoi me refuzimin e Haftarit.

Ndërkaq gjatë një vizite të enjten në Libi, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas arriti një sukses në përpjekjet për armëpushimin në këtë vend: Gjenerali Haftar tha se so ta ruajë armëpushimin: „Pavarësisht se në fillim të javës nuk e nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit në Moskë, ai do ta respektojë atë”, tha ministri Maas pas bisedimeve në Bengasi me Haftarin.Po ashtu ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në konferencën për Libinë në Berlin. /DW/

 

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori