Tenori Ramë Lahaj, ka reaguar pas padisë që i ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Lahaj ka thënë se në vend se Shqipëria të bëjë padi kundër Serbisë për krimet dhe gjenocidin që kanë bërë në Kosovë, Edi Rama bën padi ndaj vëllait të vet, transmeton Telegrafi.
Tenori në profilin e tij në Facebook ka shkruar se historikisht kombi shqiptar ka pas çakoj që e kanë përmbysur sofrën e vet për me gëzu vrasësin.
Më poshtë reagimi i plotë i Ramë Lahajt, pa ndërhyrje:
“Faqja e zeze
N’ven se Shqipnija me qu padi kundra krimeve te bame ne Kosove e gjenocidin barbar ne dekada nga Serbija, sot nji shortim mes greku e serbi “profeti“ paska qu padi per t’zotin e shpise n’Kosove, vllaun e vet. I mjeri !
Historikisht kombi shqiptar ka pase qakoj qe me bisht ner’ kame, i kan shti hunet fell, sa kan mbrri me permyse sofren e vet per me ja bo qefin e me gzu vrasesin, hasmin t’perbetuem t’vallut t’vet.
Po nuk jemi merzite asihere se luajt gardian qe jeten flijuan neper dekada per ket’ liri t’lame me gjak, na kan lane djem e nipa boll, qe me na e mrbojte torishten prej zagarve te ktij soji. N’funt t’funit, boll i kemi hallet tona me ndamjen e hises se pushtetit, bash si qent e terrbum rreth lekures se kurbanit.
HIJENA T’PUSHTETIT
Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji”.
Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë padi ndaj homologut të tij Ramush Haradinajt, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve dhe për të cilën kërkon kompensim të dëmit.
Padia e Ramës ka ngjallur shumë reagime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City