Njohësit e rrethanave politike po konsiderojnë si një opsion të keq mbajtjen e zgjedhjeve të reja, si rrugë dalëse prej situatës së krijuar në formimin e qeverisë së re. Prandaj po propozojnë një qeveri teknike 6 deri në 9 muaj.
Betonizimi i dy partive, Vetëvendosje e LDK në ofertat e që i dërguan njëra tjetrës, po pengon arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, që do të hapte rrugë krijimit të qeverisë.
Prandaj për hulumtuesin Allen Meta nga organizata Demokraci për Zhvillim me patjetër duhet një kompromis mes këtyre dy partive, ngase mundësia e zgjedhjeve mbetet opsioni më i keq.
“Pasi e dimë qe vetëm edhe dy mundësi tjera kanë mbetur, pra i pari ka mbetur që Lëvizja Vetëvendosje të propozojë mandatarin e nëse kjo nuk merr këtë veprim Presidentit i mbetet t’i jap të drejtën partisë së dytë për mandatarin ose të shkohet në zgjedhje e që ky i dyti është opsioni më i keq i mundshëm”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Allen Meta.
E arsyeja se pse nuk po arrihet një ujdi mes Vetëvendosjes e LDK-së, për njohësin e çështjeve politike është se kjo e fundit nuk i beson partisë së Albin Kurtit. Blerim Burjani përmend një qeveri teknike 6-9 muaj, si zgjidhje e kësaj situate.
“Nëse LVV dhe LDK nuk arrijnë të formojnë qeverinë atëherë le të provojnë që ty palët ta pranojnë një qeveri të përkohshme teknike deri në 9 muaj. Kjo qeveri e përkohshme teknike e përbërë nga ekspertët që 6-9 muaj të bëjnë edhe reformën zgjedhore. Me anë të kësaj reforme të bëhen ndryshimet e nevojshme që të evitojnë në të ardhmen problemet që na janë shfaqur tani”, deklaroi Blerim Burjani.
Tashmë prej mbajtjes së zgjedhjeve të 6 tetorit, kanë kaluar më shumë se 3 muaj që vendi mbetet më qeveri në detyrë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova