LAJMI I FUNDIT:

“Mendova se do të vdisja aty”: Mbeti e “varrosur” për 18 orë, 12-vjeçarja gjendet e gjallë nën borë

“Mendova se do të vdisja aty”: Mbeti e “varrosur” për 18 orë, 12-vjeçarja gjendet e gjallë nën borë

Një vajzë 12-vjeçare u gjet e gjallë të martën pasi u ”varros” për 18 orë kur një ortek në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani përfshiu shtëpinë e familjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Samina Bibi e cila kujton se si ajo është gjetur duke bërtitur dhe thirrur për ndihmë ndërsa gjendej e shtrirë, e bllokuar nën borë.


Ndryshe, numri i të vdekurve nga ortekët e së hënës në Luginën Neelum të Pakistanit, në rajonin e Himalajeve të diskutuar nga Pakistani dhe India, u rrit në 74, sipas zyrtarëve pakistanezë, pasi shpëtimtarët vazhduan të rimarrin trupat.

Dhe kur jemi te vajza e quajtur Samina, krejt çfarë mund të thuhet është se ishte me shumë fat.

“Mendova se do të vdisja aty”, i ka thënë ajo Reuters nga një shtrat spitali në Muzaffarabad, ku ajo dhe dhjetëra njerëz të tjerë të plagosur po trajtoheshin, pasi u bartën nga zona e ortekut.

Për nënën e Saminës, Shahnaz Bibi, e cila humbi një djalë dhe një vajzë tjetër, shpëtimi nuk ishte asgjë më shumë se një mrekulli.

Pasi u tërhoq nga bora më herët, Shahnaz tha që ajo dhe vëllai i saj, Irshad Ahmad, kishin hequr dorë nga shpresa për të gjetur Saminan të gjallë.

Ndërsa, duke rrëfyer për ngjarjen, Samina tha se nuk mund të flinte ndërsa priste të shpëtonte. Këmba e saj ishte thyer dhe nga goja po i rridhte gjak.

Për familjen, katastrofa ndodhi shumë shpejt.

“Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë gjëmim”, ka thënë Shahnaz, duke kujtuar momentet përpara se orteku “varrosi” shtëpinë trekatëshe ku ajo dhe familja e saj ishin strehuar me të tjerët nga fshati.

Për fat të keq, të paktën 18 prej tyre vdiqën.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive në Pakistan tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve në zonat e goditura nga bora në Pakistan gjatë dy ditëve të fundit kishte hipur në 100. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori