LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton me lehtësi ndaj Ponte Prizrenit

Sigal Prishtina fiton me lehtësi ndaj Ponte Prizrenit
Foto: Basketbolli.com

Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 91:76 (21:25, 22:22, 24:15, 24:14) në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja në Prishtinë ka qenë shumë interesante me të dy skuadrat që luftuan për fitore nga fillimi deri në fund.


Çereku i parë ishte shumë interesant, derisa për një nuancë mysafirët ishin më të mirë duke e fituar 21:25.

Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë dhe kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 22:22 dhe Ponte shkoi në pushim me katër pikë epërsi, 43:47.

Periudha e tretë ishte edhe më interesante, ku Prishtina rikthehet fuqishëm dhe arrin të barazojë shifrat në 60:60, e më pas edhe të kalojë në epërsi, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 67:62 për Bardhekaltrit.

Vendasit ruajtën epërsinë e krijuar deri në fund, madje edhe e thelluan, duke triumfuar në fund 91:76.

Te Sigal Prishtina u dalluan Jordan Johnson me 23 pikë e 11 asistime, Mikaile Tmusiq me 21 pikë e nëntë kërcime dhe Fahro Alihoxhiq me 16 pikë dhe 11 kërcime, kurse te skuadra e Ponte Prizrenit u dalluan Urim Zenelaj me 20 pikë e 14 kërcime dhe Andre Wolford me 19 pikë.

Sigal Prishtina ka 14 fitore dhe katër humbje, kurse Ponte Prizreni 10 fitore dhe tetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori