LAJMI I FUNDIT:

Instagram mundëson shkëmbimin e mesazheve DM edhe nëpërmjet ueb-faqes

Instagram mundëson shkëmbimin e mesazheve DM edhe nëpërmjet ueb-faqes

Në të ardhmen e afërt, mund të rrëshqisni në mesazhet e DM të Instagramit, me lehtësi nga desktopi juaj.

Sipas The Verge, Instagrami do të mundësojë për një numër të vogël përdoruesit, që këto mesazhe t’i shikojnë dhe t’ju përgjigjen nga ueb-faqja e kompjuterit, transmeton Telegrafi.


Ky është vetëm një test fillestar, meqenëse Instagram do të shikojë me hollësi këtë funksionim, që më vonë ta zgjerojë sistemin.

Sistemi i mesazheve DM, do të funksionojë njëjtë sikur edhe në aplikacion, ndërsa në ekranin e kompjuterit mund të shfaqen edhe njoftimet e ndryshme, nëpërmjet dritareve të vogla që mbyllen brenda pak sekondave.

Jane Manchung Wong është duke e përpunuar këtë softuer, të paralajmëruar para një viti, që të jetë sa më praktik, megjithëse nuk janë bërë të ditura detajet shtesë, se si do të funksionojë.

Deri më tani, gjithë çfarë ka ofruar Instagram nëpërmjet kompjuterit, është që të shikohen fotografitë, ndërsa me kalimin e viteve ofroi edhe mundësi shtesë.

Facebook që e ka në pronësi Instagramin, është punuar gjithnjë e më shumë, që ky aplikacion të jetë më praktik për përdorim, nga pajisje të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Qeni robot bëhet me gëzof

Qeni robot bëhet me gëzof

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Kalo në kategori